Sanksionet konsiderohen shpallje lufte
Koreja e Veriut deklaroi të shtunën se çdo sanksion i mundshëm apo presion i aplikuar për shkak të testimit të raketës para pak ditësh do të konsiderohet "shpallje lufte". Në deklaratën e lëshuar në televizionin shtetëror, Koreja e Veriut bënte me dije se ishte e gatshme të shtonte përpjekjet në kuadrin e zhvillimit të armëve nukleare dhe t‘i përgjigjej ushtarakisht çdo presioni të jashtëm. Të hënën, Organizata e Kombeve të Bashkuara dënoi Korenë e Veriut për testimin e një rakete me rreze të largët veprimi.