NATO liron pengjet nga piratët
Piratët somalezë sulmuan dje dy anije në Bririn e Afrikës, duke zënë një anije belge bashkë me dhjetë pjesëtarët e ekuipazhit. Disa komando holandezë të NATO-s ndërhynë në sulmin e dytë, duke liruar 20 pengje nga Jemeni dhe duke mbajtur për pak kohë shtatë piratë. Sulmet e kësaj natyre në Afrikën Lindore po vazhdojnë pavarësisht përpjekjeve të shumta të komunitetit ndërkombëtar. Piratët nga Somalia, në anarki të plotë dhe në dorë të klaneve, kanë sulmuar më shumë se 80 mjete lundruese gjatë këtij viti.