E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Cani, huazim falas te Mantova

Seria B

Edgar Cani është fare pranë transferimit fals te Mantova. Klubi i Serisë B ka filluar negociatat me Palermon, ekipin që ka në pronësi kartonin, por edhe me menaxherin e sulmuesit shqiptar. Në këtë pjesë të parë të sezonit, 20-vjeçari është aktivizuar te Padova në formë huazimi. Cani kërkohej edhe nga Piaçenca, por sipas të gjitha gjasave ai do të transferohet te Mantova, e cila ndodhet në vendin e parafundit në klasifikim, me 19 pikë të grumbulluara në 21 ndeshje. “Mantova është interesuar për shërbimet e mia dhe ka nisur bisedimet me Palermon. Një gjë është e sigurt: do të largohem nga Padova”, tha ai. Cani ka lindur në Tiranë, më 22 korrik 1989. Prej fizikut (188 cm dhe 80 kg) dhe karakteristikave të lojës, ai është quajtur “Kristian Vieri i ri”. Gjatë këtij sezoni, në 19 takime me Padovan, ai ka shënuar 2 gola.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›