E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edgar Çani refuzon Sivasporin

Sulmusi i Kombëtares shqiptare, Edgar Çani është akoma pa skuadër.

Përveç problemeve që ka me Polonia Warsaw me kontratën e tij, ai tani ka refuzuar edhe disa oferta. Mësohet se ekipi turk Sivaspor dhe një ekip nga Korea e Jugut i kane bërë ofertë Çanit, por ky ka refuzuar. Ofertat mësohet se kanë qenë goxha të majme, por jane refuzuar nga shtatlarti shqiptar.

Kombëtarja do të luaj më 15 gusht ndeshje miqësore me Moldavinë, si parapërgaditje e ndeshjeve kualifikuese që nisin në shtator, dhe sipas të gjitha gjasave Çani do ta ketë mjaft të vështirë të arrij formën, duke qenë se nuk ka akoma një ekip.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›