Portieri Daniel Lanellari i bashkohet Dinamos
Nga ANDI TANKU
Dinamo, përveç seleksionimeve që po kryen, nën drejtimin e trajnerit Zhupa, prej disa ditësh ka filluar të mendojë edhe për merkaton. Pas konfirmimit të sulmuesit Romeo Hamzai, bluve të kryeqytetit u është bashkuar edhe një tjetër futbollist. Bëhet fjalë për Daniel Lanellarin, i cili është aktivizuar në Itali me disa ekipe të këtij vendi. Pas portierit Arion Mustafa, i cili deri tani ishte i vetmi i konfirmuar, këtij reparti i shtohet edhe një emër tjetër. Prej disa ditësh, vëmendja e drejtuesve të Dinamos është përqendruar edhe në afrimin e lojtarëve nga tregu i jashtëm. Pas këtyre lëvizjeve, duket se blutë janë në rrugën e duhur për krijimin e një ekipi kompetitiv për vitin e ardhshëm. Megjithatë, për tu ndjekur me interes është edhe përfundimi i merkatos, për të parë edhe përbërjen e ekipit për sezonin e ri.
