E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikaj: Ada, më e fortë se sezonin e kaluar

Trajneri i skuadrës velipojake, Samuel Nikaj, flet me nota optimiste për sezonin e ri, pas paraqitjes së mirë në miqësoren me Vllazninë

Nga Gjergj Kola

Deri para pak ditësh, tek Ada është vënë re një ndjenjë pesimizmi nga ana e drejtuesve tw saj. Disa nga lojtarët titullarë kishin kërkuar të largoheshin, më së shumti për te Burreli, një skuadër që po mbipopullohet me futbollistë shkodranë. Por, pas miqësores së fundit, asaj me Vllazninë në Loro Boriçi, që përfundoi 0-0, situata në skuadrën velipojake është tjetërsuar. Krejt ndryshe shihet ajo edhe nga trajneri i saj, Samuel Nikaj. Në një intervistë të tij pas ndeshjes, ai ka vlerësuar paraqitjen e futbollistëve të rinj, duke dhënë nota kaluese për shumë prej tyre dhe kjo premton për një Adë shumë të fortë në sezonin e ri. Një sezon më parë, në të njëjtën periudhë, Vllaznia na kishte mundur 5-0, ndërsa tani, ndonëse kishim përballë një skuadër më të fortë se një vit më parë, barazuam pa gola. Ajo që më kënaq më shumw sesa rezultati, është mënyra sesi lojtarwt e interpretuan takimin. Skuadra është tjetërsuar, ngaqë na janë larguar disa futbollistë dhe ata që kanë ardhur po e bëjnë mjaft mirë punën e tyre. Mendoj se mund të krijojmë një skuadër më të mirë se një sezon më parë. Ndaj shkodranwve luajtëm si të barabartë dhe nuk do të ishte çudi, nëse do tw fitonim, pasi patwn 2-3 raste në fund tw 90-minutwshit, – ka thënë trajneri Nikaj. Ndryshimet tek Ada në fakt janë të shumta. Janë larguar Përfati, Lifja, Rrustja dhe Hotaj, ndërkohë që kanë ardhur nga Veleçiku sulmuesi Kurti, Çoba, Banushi e Grimci. Po ashtu, pritet të bashkohen me skuadrën edhe dy emra të njohur, Albert Kaçi dhe Oliver Pepa. Nëse vijnë edhe këta dy lojtarë. Ada mund të quhet e kompletuar, pasi në rradhët e saj ka edhe shumë lojtarë të rinj të talentuar, që në ndeshjen me Vllazninë ranë në sy, veçanërisht mbrojtësi shtatëlartë Mateo Zefi. Për trajnerin Nikaj e rëndësishme është që skuadra të kompletohet sa më shpej: Na janë larguar disa futbollistë, por mendoj se po i zëvendojmë me lojtarë të tjerë po aq cilësorë. Sigurisht që dëshira ime ka qenë që të marr edhe disa elementë të rinj nga Vllaznia, por për çudi shumë prej tyre nuk kanë dëshirë të vijnë tek Ada. Ka ardhur deri tani vetëm sulmuesi Harusha. Kam pritur edhe 3-4 të tjerë, por nuk e di arsyen pse refuzojnë. Ada e ka treguar se është një trampolinë e mirë për këta lojtarë dhe më mirë të luajnë këtu e të bien në sy sesa të sillen rrotull fushës së stërvitjes te Vllaznia çdo ditë. Megjithatë, kjo është zgjedhja e tyre dhe ata e dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë. Një gjë është e sigurt: Ada do ta tregojë veten edhe në kampionatin e ri, duke qenë një nga skuadrat më të mira të kampionatit. Nuk mund të them se do të pretendojmë Superligën, por do të jemi ndër ekipet, që do ti japin tonin kampionatit. Ada kësisoj bëhet gati për ndeshjen e parë të kampionatit, që do ta luajë ndaj Partizanit më 1 shtator në Velipojë. Paraqitja në miqësoren me Vllazninë është një ogur i mirw.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›