Edhe 7 hidrocentrale jepen me koncesion

Konkretisht hidrocentrali Qarr dhe Kaltanj, në rrjedhën e sipërme të Osumit, hidrocentralet Babjen dhe Lozhan 2 si dhe Kasollet e Selcës në rrjedhën e mesme të lumit Devoll, hidrocentrali Guri i Kuq në degët e lumit Osum, hidrocentrali Driza në ujërat e lumit Bistricë, hidrocentrali Potam në degën e lumit Pavlës dhe hidrocentrali Denas në lumin e Cemericës.
Zëdhënësja e kryeministrit, Erla Mëhilli, tha se shuma totale e investimeve arrin vlerën e rreth 6 miliardë lekë ndërkohë që punësohen rreth 1500 punonjës të profesioneve të ndryshme. “Energjisë së rinovueshme këto hidrocentrale i shtojnë kapacitetin e prodhimit me 18 megavat. Me këto 7 hidrocentrale numri i hidrocentraleve të dhëna me koncesion në Shqipëri arrin në 332, kapacitetit prodhues në tërësi arrin 1450 megavat, ndërsa vlera e investimit të tyre është mbi 2 miliardë euro. Këto rritje kapacitetesh energjie të rinovueshme po realizohen jo më para publike, por janë investime 100 për qind private të nxitura dhe mbështetura nga klima e favorshme investuese e krijuar nga qeveria shqiptare”, theksoi ajo.
Zëdhënësja e kryeministrisë u shpreh se në të gjitha hidrocentralet e dhëna me koncesion që do ndërtohen parashikohet të krijohen mbi 25 mijë vende pune në të gjithë vendin. “Përpjekjet për të dekurajuar biznesin dhe interesin e tij për koncesione në fushën e energjisë janë anakronike, ziliqare dhe keqdashëse”, shtoi ajo. /Start/
2012-09-04 16:20