Zjarri i tretë, digjet fabrika e çimentos në Shkozet

03/03/2005 Depozita e karburantit kërcënim banorëve, që u evakuan nga policia
DURRËS – Zjarri i rënë në fabrikën e çimentos dje në Shkozet, ka kërcënuar banorët që jetonin aty pranë. Policia ka evakuar dhjetëra familje, ndërkohë që një depozitë me karburant kërcënonte me shpërthimin e saj. Nga të dhënat e para, mësohet se është djegur një makinë e fabrikës, si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ka qenë ora 16.30 minuta, kur punonjësit e firmës “Eurotech Cement” kanë konstatuar rënien e zjarrit. Ata kanë vënë në dijeni repartin zjarrfikës, ndërsa kanë vënë në përdorim edhe mjetet e gatshme për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka rënë te njësia e paketimit të çimentos së firmës, e cila ushtron aktivitet në lagjen nr.14, në Shkozet, të Durrësit.
Megjithëse vatra ka qenë në pjesën e pasme, ku edhe nuk kishte rrezik për përhapje, djegia e kamionit të firmës, që gjendej aty pranë, ka bërë që shtëllungat e tymit të përhapen në gjithë lagjen e populluar. Së bashku me mjetet zjarrfikëse kanë qenë në vendin e ngjarjes edhe grupi hetimor, i cili nuk ka deklaruar shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që mendohet se ai është provokuar nga mbeturinat aty pranë.
Firma gjendet në afërsi të unazës së Shkozetit dhe ngjitur me një nga stacionet private televizive, ndërsa godinat e firmës janë të rrethuara nga ndërtime familjare. Kjo ka bërë që policia e pranishme të shpërngulë përkohësisht disa familje, ndërsa zjarrfikësit të mbanin nën kontroll depozitën e naftës, që gjendej në oborrin e firmës.
Katër mjete zjarrfikës si dhe 12 punonjës të repartit të PMNZSH-së së Durrësit janë aktivizuar për të shuar zjarrin. Ndonëse dëmet materiale nuk janë vlerësuar problematike, ajo që ka lënë gjurmë dëmi ka qenë pikërisht ndotja ekologjike e shkaktuar nga flaka dhe tymi i madh, që ka përfshrë të gjithë lagjen. Mjetet zjarrfikëse, të cilët janë vënë në gatishmëri të plotë, e kanë vënë në pak orë nën kontroll vatrën e zjarrit dhe kanë mundur ta shuajnë në më pak se një orë nga koha e rënies.
Ky është zjarri i tretë në përmasa të mëdha që ka rënë në Durrës me fillimin e këtij viti. Në janar është djegur plotësisht një depozitë e karburantit “Elda”, në afërsi të Urës së Dajlanit dhe vetëm një muaj më pas, për 36 orë punonjësit zjarrfikës kanë luftuar me zjarrin që përfshiu godinën 5-katëshe të fermentimit të duhanit në qendër të Durrësit.
Në dy muaj, kostoja e shpenzimeve nga PMNZSH e Durrësit për tre zjarret mësohet se ka kapur shifrën e 2.9 milionë lekë.
12 janar 2005
DURRËS - Shpërthen dhe digjet karburanti “Elda”, në afërsi të Urës së Dajlanit, në autostradë, ndërsa 5 punonjës të firmës “Elda” morën plagë të rënda.
12 shkurt 2005
DURRËS – Flakët përfshinë godinën e ish-fermentimit, ku ndodhej edhe zyra e regjistrimit të pasurive. Zjarr i cili u shua pas 36 orësh shkaktoi dëme të konsiderueshme.
2 mars 2005
DURRËS – Në fabrikën e çimentos “Eurotech Cement”, në Shkozet, bie një zjarr, i cili dogji një kamion, si dhe shkaktoi dëme të tjera. Zjarri kërcënoi një depozitë karburanti.