Prefektura e Elbasanit kërkon ndihmë emergjente
03/03/2005 ELBASAN - Situata e krijuar gjatë ditëve të fundit në Elbasan, pas reshjeve e vazhdueshme të shiut, ka mbledhur një grup specialistësh, nën drejitmin e prefektit të Elbasanit, Qazim Sejdini. Grupi i specialistëve ka diskutuar për rrëshqitjet e dherave dhe tejmbushjet e digave, të cilat përbëjnë një rrezik potencial për një numër të madh banorësh. Mësohet se rrëshqitjet e regjistruara edhe dëmtime të shtëpive janë ndikuar nga kushtet gjeologjike të tokës, dhe sidomos nga erozioni i krijuar nga shpyllëzimi. Por rreziku potencial për zonën e Belshit janë shfaqur digat dhe rezervuaret. Mësohet se diga e Trojasit rrezikon përmbytjen e zonës së Belshit, ku përfshihen 10 fshatra dhe të rrugës automobilistike, që lidh zonën me qytetin e Cërrikut. Po kështu, rezervari i Trojasit është tejmbushur ku thellësia e ujit ka kaluar 3.5 metra.