E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjeologët në fshatin që po fundoset nga dheu

03/03/2005  Berat/ Rrëshqitja e pllajës

Një grup gjeologësh ka parë dje nga afër rrëshqitjen e pllajës të Koritës dhe gjendjen aktuale të këtij fshati në komunën e Lumasit. Sipas kryetarit të komunës, Fadil Ago, që shoqëronte ekipin, grupi i gjeologëve është kërkuar 24 orë më parë nga prefekti i Beratit, Thanas Broka, për të bërë një vlerësim të situatës. Ekipi i gjeologëve ka bërë dje matjen e rrëshqitjes nga baza dhe ka parë nga afër llojin e shtresave të tokës, duke marrë edhe kampionët e saj për analizat përkatëse. Grupi i gjeologëve ka pohuar se lagjja e parë, që është vetëm 2 metra larg rrëshqitjes të thepisur, nuk kanë më mundësi banimi edhe për vetë plasaritjet dhe çarjet që ka marrë toka. Po ky grup ka vlerësuar të rrezikuar edhe lagjen tjetër, që është vetëm 25 metra larg vëndit ku rrëshqitja ende vazhdon të marri para masive të mëdha dheu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›