"Mishngrënësit me dy këmbë, po zbresin në pyjet tona"

03/03/2005 Alarm i gjuetarëve të Sarandës, për zhdukjen e kafshëve e shpendëve
SARANDË - Numri i kafshëve dhe shpendëve të rralla, që jetojnë në pyjet e rrethit të Sarandës, ka ardhur duke u ulur ndjeshëm këto 14 vitet e fundit, si pasojë e shumë faktorëve natyrorë, por edhe nga moskujdesi i njeriut për to.
Alarmi për zhdukjen e tyre është dhënë në ceremoninë e organizuar në qytetin e Sarandës më rastin e përfundimit të sezonit të gjuetisë 2004-2005.
Duke folur në këtë ceremoni, specialisti i Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në këtë qytet, Qani Sejdini, vuri në dukje se po përgatitet eliminimi total i shpendëve dhe kafshëve të rralla nga pyjet dhe kullotat e Sarandës, në mënyrë të përshpejtuar. Sipas tij, vërehet një pakësim i ndjeshëm i specieve që janë objekt i gjuetisë sportive jo vetëm në Sarandë, por rreziku është i pranishëm me të njëjtin nivel edhe në rrethin e Delvinës.
Në një intervistë për gazetën “Metropol”, Sejdini bënë të ditur se një nga kafshët e rrezikuara është lepuri, i cili ka ardhur duke u pakësuar shumë shpejt. Derri i egër është një tjetër kafshë e rrezikuar së bashku me sorkadhen. Për t’u përmendur janë edhe shpendët shtegtarë, që përbëjnë objekt gjuetie të përditshëm.
Cilat janë arsyet që çojnë në uljen e numrit të këtyre kafshëve dhe specieve?
Faktori i parë është përhapja e epidemive të ndryshme, të cilat janë shtuar ndjeshëm kohët e fundit dhe ne kemi qenë të paaftë, për t’i mjekuar, sepse ka metoda bashkëkohore, të cilat njihen në botë që këto kafshë dhe shpendë, të mjekohen dhe me ushqimin që duhet të hedhin në pyll të parandalojmë zhdukjen e tyre nga sëmundjet e përhapura.
Keni tentuar ndonjëherë të blini medikamente të tilla?
Ne nuk jemi në gjendje të përballojmë çmimin e lartë të tyre dhe ngandonjëherë këto ilaçe nuk ekzistojnë në farmacitë veterinare shqiptare dhe institucionet shtetërore që duhen të kujdesen për shëndetin e banorëve të pyllit. Kemi kërkuar shpesh herë që të sigurojmë mjetet mjekësore për të parandaluar shfarosjen e kafshëve dhe shpendëve, por theksoj se është e vështirë që kjo të realizohet në vendin tonë.
Si mendoini ju, a ka gjuetarë të paligjshëm që ushtrojnë aktivitetin e tyre në pyjet e Sarandës dhe Delvinës?
Po. Në pyjet e këtyre rretheve ka shumë gjueti të shfrenuar që bëhet nga gjuetarë të pandërgjegjshëm, të ashtuquajtur gjuetarë që nuk janë gjuetarë, por janë thjesht mishëngrënës, të cilët gjuajnë në momente ose çaste që gjahu, kafshët ose shpendë të ndryshme, janë në kohën e shumëzimit të tyre, pra në periudhën e pjelljes. Kjo lloj gjuetie është gjueti shfarosëse, është një lloj gjuetie që bëhet me mjete dhe metoda të ndaluara me ligj.
Pra nuk bëhet një gjueti sportive, por bën një gjueti thjesht për të mbushur çantën dhe për të çuar diçka në shtëpi, nga kjo punë e rrezikshme. Kjo nuk i shërben sportit të gjuetisë. Këta janë thjesht mishëngrënës me shije të hollë.
Cilat janë speciet më të rrezikuar në pyjet e Sarandës dhe Delvinës?
Kafsha më e rrezikuar sot për sot në pyjet e Sarandës dhe Delvinës është sorkadhja, e cila pothuajse ka shumë pak ekzemplarë. Më pas vjen derri i egër, pastaj vjen lepuri dhe më pas thëllëza. Shumë pak ekzistoin në pyjet tona dhe kaprolli, i cili është shumë i pakët, për mos të thënë nuk ekziston fare.