E Hënë, 2 Nëntor 2026

Edhe Altelekomi ankohet për vete

09/02/2005  Paradoks

DURRËS - Në zyrën postare të Plazhit, punonjësi i sportelit pranon se numri i familjarëve pa sinjal është shumë i madh.

“Çdo ditë në këtë zyrë vinë qindra ankesa, dhe në bazë të ankesave ne e dimë se deri ku janë shtrirë punimet”, thotë punonjësi i telekomit.

Madje, ai pohon se janë në gjendje të parashikojnë edhe familjet që do të ankohen në ditët që vijnë.

Të njëjtën përgjigje të japin edhe inxhinierët, të cilët së bashku me teknikët gjenden në terren, por vetëm për të konstatuar, pasi defektet nuk mund t’i eliminojnë. Njëri prej tyre, inxhinier Leonard Çollaku thotë: “Në kontratën e lidhur mes investuesit dhe sipërmarrësve të zbatimit të projektit nuk ka asnjë pikë, ku flitet se kush duhet të mbulojë shpenzimet në rast të dëmtimit të kabllit telefonik”, ndërkohë që përjashton detyrimin e Albtelekomit.

Sipas tij, të gjitha linjat kanë pasur problem me fillimin e

Punimeve, pasi në rrugë punojnë dymbëdhjetë fadroma të dy firmave. Inxhinieri pohon se Albtelekomit i ka kushtuar shumë defekti dhe se askush nuk merr përsipër të paguajë bazën materiale për të rilidhur sinjalin.

“Ne kryejmë vetëm riparimin teknik, ndërsa punimet civile dhe bazën materiale duhet ta marrin përsipër ata që kanë dëmtuar kabllin”, thotë inxhinieri. Në të njëjtën gjendje si dhe familjarët janë edhe institucionet e subjektet private në Plazh madje edhe vilat qeveritare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›