Kadare... Agolli, e plaku Gode ende në listën e Lidhjes

09/02/2005 Sa për të mos “shkulur” godinën, Limoz Dizdari para katër viteve deklaroi se Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve do t’i mbyllte të gjitha vrimat dhe do t’i ndreqte çatinë, e do t’u rikthente krijuesve komunikimin që iu ishte ftohur 10 vite pas rënies së diktaturës.
Për këtë u zgjodh kryetar i Lidhjes, e mbi të gjitha për aderimin në Partinë Socialiste. Realisht mandati i është kryer dy dimra të shkuar, ndërsa është caktuar që pas dhjetë ditësh, 18-19 shkurt, të mbahet më në fund Kuvendi i Lidhjes.
Po çfarë ka mbetur nga hija e rëndë e Lidhjes? Pirgu i emrave ka mbetur i stopuar para viteve ’90-të. Ndërsa ato që quhen legjendë e kësaj historie janë kokat e letërsisë shqiptare. Ismail Kadare, Dritëro Agolli apo Sabri Godo etj., zyrtarisht nuk kanë dhënë ende dorëheqjen nga Lidhja.
Ismail Kadare, megjithëse është larguar dhe jeta e tij ka qenë mes Tiranës e Parisit, realisht ai mbetet akoma anëtar i Lidhjes. “Ismail Kadare nuk ka thënë ndonjëherë që nuk jam anëtar i Lidhjes, ashtu si Dritëro Agolli apo Sabri Godo e të gjithë personalitet e tjerë, nuk kanë deklaruar se janë tërhequr nga Lidhja”, thotë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes, Korab Hoxha. Për këtë bindje, sekretari i Lidhjes, i shikon me entuziasëm dhe faktet që nuk dëshmojnë ndonjë deklaratë të shkruar apo me gojë, që këta shkrimtarë të kenë thënë në një datë të caktuar se do ta lënë Lidhjen, ende pa u bërë OJQ.
Shqetësimi është ai që ka qenë në këto 15 vite, që shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë u ka bjerrë komunikimi, që nuk i flasin njëri-tjetrit as me gojë, që nuk dijnë se çfarë shkruan kolegu i tyre. Meqë nuk ishte pra Lidhja kompakte, Dizdari e kapi fillin, atë ndjenjën e ftohtë që u kishte hyrë shkrimtarëve, aq sa deklaroi se menjëherë pas çatisë do të merrej me gjallërimin e Lidhjes.
Por siç duket, edhe pse shkeli dy vite më parë statusin e OJQ-së, nuk ia doli, kështu që këtë vit pritet të rikandidojë.
Ndërsa debatet më të ethshme në këto dy vite kanë qenë në adresë të Lidhjes për karantinën e kalbur të drejtimit nga Dizdari. Që shkrimtarët e artistët prap nuk i flasin me gojë njëri-tjetrit. Kjo gjë u bë për kryetarin e Lidhjes, sa pati mandatin, aq e rëndësishme sa edhe fasada që ndryshoi ngjyrën e gëlqeres.
Por asnjëherë nuk u arrit të prekej pika e vlimit, ajo vatra xix, ku mund të çonte në turrë të druve shumë vepra shkrimtarësh që “mbijetuan” nga diktatura: hapja e dosjeve. Asnjëherë nuk shkoi ky debat në tryezë të Dizdarit, as nuk u përfill, se ndoshta deputetin e ndiqnin më shumë hallet e partisë.
Ndërsa shkrimtarët, këtej e andej kufirit, kanë sugjeruar se Lidhja nuk duhet të marrë asnjë grimë frymë pa hedhur këtë hap. Arkiva e Lidhjes ruhet me fanatizëm prej politikës. Kur sërish para dy vitesh u hodh një hap tjetër dështak, se Lidhjes për t’i ndryshuar imazhin, pas furçës së bojës, i duhej ndryshuar edhe emri. Të mos quhej Lidhje, se i ngjeth mishtë mjaft disidentëve. Për t’u treguar më e hapur u mblodh kryesia me goxha personalitete si Vath Koreshi, Perikli Çuli, Pjetër Arbnori (ku në çdo takim deklaronte se do jepte dorëheqjen dhe se nuk donte të përzihej në punët e Dizdarit), Arjan Leka, Hysen Sinani etj., për të bërë një platformë për ta kthyer OJQ-në e shkrimtarëve në një Akademi. Por dështoi ky debat që në krye, diku ngecte ky ndërrim “lëkure”, gjë që nuk mund të ndikonte në heqjen “e njollës”, e pastaj Dizdari të drejtonte i qetë. Pas dhjetë ditësh do bëhet Kuvendi i Lidhjes, që do të përcaktojë vetë delegatët, e nga to do të nxjerrë anëtarët e rinj të Kryesisë së Lidhjes, të cilët nuk do ta kalojnë këtë herë shifrën shtatë. Rregull i ri, që duket pas një numri biblik, në dashtë “Lidhja” vetërrëfimin, hapjen e dosjeve të përfolura aq shumë, pikërisht aty ku ngecet ndershmëria letërsi.