Rruga e re, 1200 abonentë pa sinjal telefoni

09/02/2005 Ankesat e banorëve të Plazhit shpërfillen nga Albtelekomi
Sipas familjarëve, lagjja nr.13 me fillimin e punimeve ka pasur paralelisht probleme si me telefonin, me energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm. Ata deklarojnë se drita kanë vetëm ata familjarë që i kanë etiketuar si të fuqishmit e pushtetit, të cilët kanë edhe vilat e tyre në Plazh
DURRËS - Firmat ndërtuese të rrugës së Plazhit kanë lënë pa sinjal telefonik banorët e Plazhit që prej nisjes së punimeve. Pështjellimi ka nisur që në ditët e para, kur firma ka nisur të hap kanalet për shtrirjen e tubave të ujit të pijshëm dhe
tubacionin e grumbullimit të ujërave që derdhen më pas në kolektorin kryesor, në afërsi të Urës së Dajlanit. Shkëputja e sinjalit nuk ka ndodhur më mënyrë të menjëhershme, por ditë pas dite dhe pikërisht në ato pika ku edhe ka nisur hapja e kanalit të thellë për shtrirjen e tubacioneve.
Ndërkohë familjarët e kësaj zone të gjendur përballë ndërprerjes së sinjalit, për të mësuar se ç’po ndodh, i janë drejtuar fillimisht zyrës postare në Plazh dhe më pas Drejtorisë së Albtelekomit në Durrës. Ndonëse ata kanë kohë që sorollaten në dyert e këtyre institucioneve, banorët pohojnë se shqetësimi i ngritur nuk ka marrë zgjidhje. Madje, shumë prej tyre deklarojnë se justifikimet kanë qenë nga më të papranueshmet.
Nga ana e Albtelekomit, atyre u është thënë se duhet të marrin takim me dy sipërmarrësit e firmave dhe t’ua bëjnë të ditur shqetësimin, pasi Albtelekomi nuk ka detyrim të riparojë atë që prishin kompanitë ndërtuese, të cilët kanë marrë investimet për rikonstruksionin e rrugës së Plazhit. Por, banorët thonë se kontratën e kanë lidhur me Albtelekomin, i cili ua pret sinjalin nëse ata nuk shlyejnë në kohë faturën.
Janë dhjetëra familje që nuk kanë sinjal që prej një muaji, ndërkohë që të tjerë e kanë zgjidhur privatisht, duke qenë të detyruar të pagujanë shuma të mëdha për të blerë e shtrirë kabllin e ri telefonik nga vendi ku është këputur e deri në banesën e tyre.
Në Plazh, sipas zyrës së shërbimeve në lagjen nr.13, mësohet se, numri i pajtimtarëve, që kanë kontratë me Albtelekomin, arrin në 1200 abonentë, të cilët thuajse të gjithë, dikush një herë e dikush më shumë, është përballur me këtë situatë të mungesës së sinjalit telfonik.
Sipas familjarëve, lagjja nr.13 me fillimin e punimeve kanë pasur paralelisht probleme si me telefonin, me energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm. Ata deklarojnë se drita kanë vetëm ata familjarë i kanë etiketuar si të fuqishmit e pushtetit, të cilët kanë edhe vilat e tyre në Plazh.