E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe KESH e OST duan rritje të tarifave

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) i ka dorëzuar Entit Rregullator të Energjisë një kërkesë për rritje të çmimit të energjisë që kjo kompani i shet operatorit të shpërndarjes.

Sipas këtij propozimi, çmimi rritet nga 1,6 në 2,5 lekë për kilovat/orë. Drejtori i KESH, Muharem Stojku, thotë se kjo kërkesë për rritje të çmimit të energjisë ka ardhur pasi ky çmim nuk justifikon shpenzimet për investime.

Pak ditë më parë, edhe Operatorit i Sistemit te Transmetimit të Energjisë Elektrike bëri kërkesë zyrtaret tek ERE për rritje të çmimit nga 0,5 lekë për kilovat/orë në 0.9 lekë për kilovat/orë pa përfshirë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Kërkesa për rritjen e çmimit sipas OST-së mbështetet në nevojën për fonde që ka shoqëria në realizimin e investimeve dhe pagesën e kredive. Duket se kërkesa e dy operatorëve, KESH dhe OST, vjen si reaksion zinxhir pas kërkesës së bërë nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin final me rreth 20 për qind. TCH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›