Pranga, i dhanë vizë false një vajze për në Itali
03/06/2005 TIRANË- Ndërkaq ekspertët e Antitrafiqeve kanë mundur të vënë në pranga edhe dy persona të tjerë, që kanë ndihmuar një vajzë të re të bashkohej me prindërit e saj në Itali. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, nëpërmjet një njoftimi për shtyp thanë se "është arrestuar Thanas Todri, 47 vjeç, nga Tirana, i padënuar dhe Mersin Dervishi, 41 vjeç, nga Tirana. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë dhënë një shtetaseje, kundrejt shumës së parave prej 2500 euro për kalim të paligjshëm të kufirit nga Shqipëria në Kroaci me destinacion Italinë". Ndërkaq burimet policore thanë se vajza ua kishte kërkuar vetë të arrestuarve një gjë të tillë, sepse dëshironte të shkonte pranë prindërve. Personat e arrestuar kanë falsifikuar një vizë Shengen, me të cilën ajo ka mundur të kalonte nga Kroacia e më pas drejt Italisë. Tashmë dy personat ndodhen të shoqëruar në polici.