E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ibraj, takime në Pogradec për kufijtë e turizmin

03/06/2005  POGRADEC- Marrja e masave të nevojshme për fillimin e funksionimit të strukturës së policisë pranë molit në Pogradec, ku do të vendoset trageti, ka qenë një ndër pikat kryesore të bisedimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Bajram Ibraj, me kryetarin e Bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë, Cane Capragoski. "Për përballimin me sukses të sezonit turistik, nga ana ime janë zhvilluar një sërë takimesh me homologët e vendeve fqinje, si atë grek, malazez, maqedonas etj. Kryesisht me qëllim krijimin e lehtësirave për qytetarët shqiptarë në Pikat e Kontroll Kalimit Kufitar", tha Ibraj në takimet e tij. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Maqedonisë, i cili ndër të tjera u shpreh: "Në takimin e parë që u zhvillua më datë 18 maj 2005, së bashku me homologun tim shqiptar, shprehëm objektivat tona të përbashkëta. Ne jemi shtete kufitare dhe kemi përpjekje të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar në përgjithësi. Kemi diskutuar për zhvillimin e takimeve në nivel ekspertësh dhe një nismë të tillë unë e gjykoj mjaft të rëndësishme dhe mjaft të dobishme për të rritur bashkëpunimin mes dy policive tona. Nisur nga kjo rëndësi, mendoj se këto takime të bëhen të zakonshme".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›