Ljuis Hamilton me McLaren fiton mimin e Madh te Kines thyen Red Bullin
Gomat e freskta ishin sekreti i një fitore emocionuese që Ljuis Hamilton arriti në Çmimin e Madh të Kinës, pikërisht në saj të parakalimit ndaj Sebastian Fetelit, katër xhiro para fundit.
Fetel, që e mbylli garën me një ritëm shumë të ulët përshkak të degradimit të gomave, doli i dytë, përpara shokut të skuadrës Red Bull, Mark Ueber, i cili ndoqi një strategji tjetër, që i dha podiumin, pavarësisht se u nis i 18-i.
I katërti doli partneri i Ljuis Hamiltonit, Xhenson Baton, ndërsa Niko Rozberg me Mercedes u rendit i pesti.
Dy pilotë Ferrari, Felipe Masa dhe Fernando Alonso zunë vendet gjashtë dhe shtatë, ndërsa Majkëll Shumaker doli i teti.
Fitorja e Hamiltonit, e para për britanikun që nga gara e Belgjikës në gushtin e kaluar, i mohoi Fetelit suksesin e pestë radhazi.
Fetel u nis nga pole position, por u kalua nga Batoni dhe Hamiltonit, që në kthesën e parë. Baton e mbajti kryesimin derisa gaboi në bokse.
Ai u ndal në bokset e Red Bullit, teksa mekanikët MekLaren ndodheshin pak metra më tutuje.
Diçka e tillë pengoi edhe Fetelin, duke favorizuar Hamiltonin. Në ato momente, gjermani Niko Rozberg po kryesonte me Mercedes, por shpresat e tij për fitoren e parë në Formula 1, u thyen si pasojë e problemeve, në fillim me frenat, pastaj në furnizimin me karburant.
Parakalimi i Hamiltonit ndaj Fetelit vendosi fatet e garës së Kinës, por mjeshtri i spektaklit ishte Mark Ueber. Australiani u nis në linjën e nëntë të stratrit, por e mbylli garën në podium, pasi gjeti një strategji inteligjente
“Kur e sheh veten akoma në vendin e 17-të, pas 15 xhirosh, apo në një situatë si ajo që isha unë, nuk e pyet më veten se çfarë do të ndodhë.
Isha shumë i trishtuar deri në një moment që e ndjeva makinën në gjendje të shkëlqyer. Provat e këqia më ndihmua të kuptoja se duhet të përdorja goma të freskëta gjatë gjithë kohës. Djemë e skuderisë bënë një punë të shkëlqyer, rekuperuam 15 pozicione falë tyre”.
Në renditjen e përgjithshme Sebastien Fetel kryeson me 68 pikë, 21 më shumë se Ljuis Hamilton. I treti është Baton me 38 pikë. Për konstruktorë Red Bulli ka 105 pikë, ndërsa Mek Larenit është ngjitur në kuotën e 85 pikëve, pas fitores së Ljuis Hamiltonit
“Ishte një nga garat më të mira që kam pasur në karrierën time. Të paktën më e mira për këtë vit. Më duhej të parakaloja shumë për të fituar, por ia dola dhe falënderoj të gjithë ata që kanë punuar për përmirësoimin e kësaj makine. Ne kërkojmë maksimumin çdo fundjavë, por këtë herë të gjithë kanë punuar përtej orarit dhe është shumë e bukur të kthesh me fitore në shtëpi.”