Milan rrezikon te mbetet pa sulmues ne Serine A pas demtimit te Patos
Pa Ibrën, pa Inzagin dhe tani pa Paton.
Ky mund të jetë fati i Milanit në ndeshjen e radhës ndaj Breshës, pasi braziliani u dëmtua në ndeshjen e fituar dje 3-0 ndaj Sampdorias në “San Siro”, në javën e 33-të të Serisë A.
Në një mbrëmje të shkëlqyer kuqezi, ku fitorja e rëndësishme u arrit falë golave të holandezit Klarens Zedorf, Antonio Kasanos me penallti dhe Robinjos pas shërbimit po të Kasanos, dëmtimi i Patos ishte nota e vetme negative. Ibrahimoviç është i pezulluar ende për dy ndeshje, ndërsa Filipo Inzagi ndonëse është përmirësuar pas dëmtimit, mbetet tepër delikat për shkak të 4 muajve jashtë fushave. Në mungesë të pritshme edhe të Patos, Milanit nuk i mbeten sulmues të profilit, por trajneri Alegri duket i qetë.
“Ne kemi Robinjon dhe Kasanon, - u shrpeh ai, - po vëzhgojmë Inzagin, por pas 4 muajsh pushimi do ta ketë të vështirë. Unë nuk shoh probleme të mëdha. Ne po luajmë mirë, po kryesojmë dhe duhet të vazhdojmë kështu deri në fund”.
Alegri pranoi se skuadra e tij e pati të vështirë në pjesën e parë. “Sampdoria u mbrojt mirë, - tha ai, - ishte e organizuar dhe ne hasëm probleme, por pjesa e dytë ishte shumë më e mirë, ishte ndryshe”. Milan kryeson me 71 pikë, 8 më shumë se Interi dhe 6 më shumë se Napoli që luan sonte ndaj Udinezes.