KDNJ nga Presheva mbështet aksionin e Vetëvendosjes

Kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut nga Presheva, Belgzim Kamberi thotë se aksioni i 14 janarit është demokratik dhe përgjigje ndaj diskriminimit dhe margjinalizimin që po u bëhet shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
“Në kohën kur Qeveria e Republikës së Serbisë thellon çdo ditë e më tepër diskriminimin dhe margjinalizimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, e kur Qeveria e Republikës së Kosovës i izoloj së fundi edhe më shumë komunat përkatëse nëpërmes vendosjes së tarifave për polisat kufitare të sigurimit, KDNJ fton qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që t’i përgjigjen iniciativës paqësore dhe demokratike së 14 janarit 2012, për ta jetësuar reciprocitetin e plotë midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me interesat e qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, reciprocitet që do të reflektoj sërish i paqen, me moslejimin e vizitës së Ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, më 12 janar 2012, nga ana e autoriteteve serbe”, përfundon komunikate e lëshuar prej kryetarit të Këshillit për të Drejtat e Njeriut nga Presheva, Belgzim Kamberi.