E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjëratat e Patrushev

Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev paralajmëron se ka të ngjarë të ketë përshkallëzim ushtarak në Iran, me gjasa reale të një sulmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përmendi edhe për mundësinë e një sulmi ndaj Sirisë.

Në një intervistë të publikuar të enjten, në web-faqen e së përditshmes ruse ‘Kommersant’, Patrushev tha se ka gjasa të mëdha që të ketë përshkallëzim të mëtutjeshëm të mospajtimeve mes Iranit dhe SHBA’ve, dhe se Izraeli është duke i shtyrë amerikanët drejt një situate të tillë.

Nga ana tjetër, sipas Patrushev, askush ende nuk e ka vërtetuar ekzistencën e një komponenti ushtarak në programin bërthamor të Iranit.

Një ditë më herët, Irani bëri të ditur se ka prova të fuqishme se “të huajt” qëndrojnë prapa vrasjes së shkencëtarit iranian.

Patrushev gjithashtu foli edhe për mundësinë e një sulmi të shteteve të Gjirit Persik ndaj Sirisë.

Sipas tij, ka “informata se shtetet anëtare të NATO’s dhe disa shtete arabe të Gjirit Persik po veprojnë në vijë me skenarin e parë tashmë në Libi, i cili synon të përzihet në punët e brendshme siriane, përmes një intervenimi të drejtpërdrejt ushtarak”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›