E Shtunë, 31 Tetor 2026

Twente refuzon Duisburgun për Kastratin

Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 12:15

Twente nuk e ka pranuar ofertën e MSV Duisburgut për Flamur Kastratin. Klubi gjerman ia ka vënë syrin 19-vjeçarit, por nënkampioni holandez e ka konsideruar të ulët ofertën që e pranoi, shkruan uebfaqja holandeze, soccerneës.nl.

Kastrati, i cili konsiderohet si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit norvegjez, pasi ka pasaportë të shtetit skandinav, ka luajtur në gjashtë muajt e fundit në Gjermani, me ekipin nga Bundesliga 2, VfL Osnabruck.

Futbollisti i ri kosovar impresionoi me paraqitjet e tij. Ai zhvilloi 16 ndeshje dhe shënoi 4 gola. Sulmuesi i shkathtë ka kontratë me Twenten deri në qershor të vitit 2012. Përpos Duisburgut dhe Osnabruckut, interesim për Kastratin ka shfaqur edhe skuadra tjetër nga liga e dytë gjermane, Energie Cottbus dhe klubi austriak Rapid Wien.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›