E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdon rrugëtimi për Euro 2012

Superfuqitë evropiane Italia, Gjermania, Franca dhe Anglia zhvillojnë ndeshjet e tyre të radhës të fushatës kualifikuese për Euro 2012, në kërkim të sigurimit të pjesëmarrjes në garën në Ukrainë dhe Poloni. Zvicra e përbërë nga pesë futbollistë shqiptarë, paraqitet në Wembley kundër skuadrës së Fabio Capellos. Nga Express më 03 qershor 2011 në ora 11:17

Gjermania duhet të ruajë ftohtësinë përballë presionit në kërkim të fitores së gjashtë nga po aq ndeshje kualifikuese për Euro 2012, kundër Austrisë, të premten, sipas mbrojtësit Holger Badstuber. Përcjellës të Spanjës më 2008, gjermanët janë njëra prej skuadrave gjigante në angazhim, pas përfundimit të sezonit në kampionatin shtetëror.

Ekipi i Joachim Loewit kryeson në Grupin A, me 15 pikë dhe Badstuber ka thënë se është koha që Gjermania të fitojë një tjetër titull kontinental në Poloni dhe Ukrainë, vitin e ardhshëm, pas triumfeve më 1972 dhe 1980, nën flamurin e Gjermanisë Perëndimore dhe 1996 si shtet i bashkuar.

“Mendoj se ndeshja në Vjenë kundër Austrisë do të jetë një përballje e fortë. Ata do të jenë të motivuar për të marrë pikë kundër Gjermanisë, por ne duhet të qëndrojmë të qetë. I dimë kualitetet tona dhe nëse luajmë mirë, do të kemi rast për të fituar atje”, tha Badstuber.

Në Grupin G, liderët Anglia dhe Mali i Zi janë nikoqirë të shtunën kundër Zvicrës dhe Bullgarisë.

Përfaqësuesja zvicerane ka filluar të bëhet një minikombëtare shqiptare. Selektori Ottmar Hitzfeld, në ekipin helvetik ka ftuar edhe dy futbollistë shqiptarë; sulmuesin e Zurichut, Admir Mehmedin dhe mesfushorin e Baselit, Granit Xhakën.

Përveç Mehmedit dhe Xhakës, në listën e trajnerit gjerman janë edhe Valon Behrami, Blerim Xhemajli dhe Xherdan Shaqiri.

Në Grupin D, Franca synon t’i hakmerret Bjellorusisë, të premten, për humbjen 1-0 në Minsk. Ekipi i Laurent Blancut u rikthye nga ajo disfatë me katër fitore të njëpasnjëshme dhe kryeson grupin me 12 pikë nga pesë ndeshje, para Bjellorusisë që i ka tetë.

Portugalia po ashtu kërkon hakmarrjen, kur pret Norvegjinë në Lisbonë, të shtunën, pas humbjes 1-0 në Oslo.

Fitorja për ekipin e Paulo Bentos do të anulojë epërsinë prej tri pikëve të Norvegjisë, në krye të tabelës. Në Grupin B, Sllovakia, Rusia dhe Irlanda janë të barabartë në 10 pikë dhe do të kërkojnë krijimin e një epërsie në krye kundër Andorrës, Armenisë, respektivisht Maqedonisë.

Në Grupin C, Italia pret Estonin si lidere me pesë pikë epërsi ndaj Sllovakisë dhe Serbisë. Edhe pse Italia nuk mund të sigurojë kualifikimin e drejtpërdrejtë, fitorja në stadiumin Alberto Braglia në Modema do të mbante Azzurrët në rrugë të mirë drejt fitimit të grupit.

Grupi A

Kazakistani-Azerbajxhani15:00
Austria-Gjermania20:35
Belgjika-Turqia20:45

Grupi B

Rusia-Armenia17:00
Sllovakia-Andorra20:15
Maqedonia-Rep.e Irlandës21:30

Grupi C

Ishujt Faro-Sllovenia19:30
Italia-Estonia20:45

Grupi D

Rumania-Bosnja e Hercegovina20:00
Bjellorusia-Franca20:50

Grupi E

Moldavia-Suedia20:30
San Marino-Finlanda20:30

Grupi F

Kroacia-Gjeorgjia20:00
Letonia-Izraeli18:30
Greqia-Malta20:30

Grupi G

Anglia-Zvicra17:45
Mali i Zi-Bullgaria20:30

Grupi H

Islanda-Danimarka20:45
Portugalia-Norvegjia22:00

Grupi I

Lihtenshtajni-Lituania19:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›