E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrati mund të mbetet në Gjermani

Nga Express më 27 maj 2011 në ora 10:15

Flamur Kastrati mund të mbetet në Gjermani. Sulmuesit kosovar i skadoi huazimi në VfL Osnabruck dhe ai do të kthehet në Twente, me të cilën ka kontratë deri në vitin 2012. Mirëpo, duket se 19-vjeçari do të kthehet vetëm përkohësisht te klubi holandez, ngase e ardhmja e tij lidhet me futbollin gjerman.

Uebfaqja soccernews.nl shkruan se Kastrati mund ta vazhdojë karrierën në Osnabruck. Por, ai ka edhe alternativa të tjera. “Përpos ekipeve nga liga e dytë gjermane, për Kastratin janë të interesuar edhe ekipet nga Bundesliga”, shkruan kjo uebfaqe.

Kastrati pati një lëndim serioz në kokë në fillim të vitit. Por, pasi u kthye, në 10 ndeshje shënoi 4 gola, duke treguar se mund të luajë në futbollin gjerman, ku është përshtatur mjaft mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›