E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe drita e vogel ne terrin e madh jep shprese

Edhe drita e vogel ne terrin e madh jep shprese. Te jesh intelektual edhe sipas definimeve te tashme do te thote te kontestosh te jesh kunder sic thote Anri Bernar Levi. Te jesh perkundrazi - i ka brengosur te gjithe caret perandoret dhe diktatoret. Prandaj me se shpeshti ne menyre te paskrupullt jane liruar nga ata qe i kane pasur kunder. Jane shume shkrimtare te cilet zerin e tyre e kane paguar me jete me burg debime

Para shume e shume vitesh keni studiuar e punuar ne Prishtine. Mund ti sillni disa kujtime per Prishtinen e atehershme per Kosoven per hapat tuaj te pare letrare per shoqerimet miqesite per manifestimet letrare e kulturore pergjithesisht per takimet me poetet shkrimtaret

Mik i dashur ato ishin dite te bukura vite te bukura. Ishin vitet shtatedhjete e disa kur Prishtina na pranoi te gjitheve njesoj pa dallim shqiptare -malazeze serbe myslimane studente nga shtetet e huaja atehere nga vende te paangazhuara pa dallime kombi e feje. Ose ishin vite te atilla qe ne te gjitheve na bene me te pasur.

Ndodhen atehere edhe librat e pare te cilat i kembenim dhe ia dhuronim me kenaqesi njeri-tjetrin. Atebote e botova librin me poezi Miti per qershine qe paraqiste ngjarje atehere ne Kosove por jo vetem ne Kosove. Per ate liber eshte folur dhe shkruar shume.

Per te vetem 23 vjecar e kam fituar shperblimin atehere te larte krahinor Lazar Vuckovici cili ma hapi rrugen - te pranohem gazetar i ri ne te perditshmen Jedinstvo.

Takoheshim ne kafenete e perbashketa Tre sheshirat Bozhuri Germia Aferdita ku mund te pihej deri ne mengjes takoheshim ne manifestimet ne Prishtine Peje Gjakove. Nga poetet ne ate kohe shume te njohur e te respektuar ishin para te gjitheve Ali Podrimja po keshtu Azem Shkreli Din Mehmeti Beqir Musliu Fahredin Gunga. Ishte edhe nje njeri i mrekullueshem apo nje njeri si do te thoshte Kamy njeri e shkrimtar nje sfinge e cuditshme dhe ne literature nje enigme e madhe Anton Pashku me romanin e tij Oh. Rexhep Qosja ishte i vetmuar i bukur e dinjitoz por edhe i paprekshem ne shetite e tij rrugeve te Prishtines por edhe ne letersi.

Pastaj ishin Radosllav Zlatanovici Darinka Jevrici Petar Sarici. Emra qe vertet ushin bere dhe qe kane mbetur ne letersi. Gjate atyre viteve pata rastin qe ne Prishtine ta shohe por jo edhe ta njoh shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Para disa vitesh pata privilegj qe me te te njoftohem ne Ulqin madje qe me te ti kalojme gjate dy diteve nga disa ore. Takimin tim me Kadarene e aranzhoi dhe atij takimi iu gezua shume mikja jone e perbashket malazezja gazetarja e njohur e cila jeton ne Paris Branka Bogavac autore e librit te njohur Bisedat e Parisit ne te cilin jane perfshire intervistat dhe takimet e saj qe i ka pasur me artiste me te njohur te shekullit XX ne te cilin jane botuar tri intervista me Kadarene.

Atehere me te e zhvillova nje interviste te gjate per gazeten ditore malaziase Pobjeda. Me ate rast ai e pati thene nje fjali te njohur nje kompliment te madh per popullin tim Gjithmone Ju u kemi pare miq te mire dhe njerez te qendrueshem e te mire. Pos respektit ne shqiptaret kemi pasur admirim per ju malazezet pati thene Kadare ne ate interviste. Gjithmone deshiroj ta theksoj prandaj edhe me kete rast se Mark Milani ne shembuj e tij te burrerise dhe te trimerise te ketij kodeksi te larte etik ne bote gjysmen e shembujve i ka marre nga populli shqiptar e gjysmen nga populli malazez..

Pra shumecka e bukur dhe fisnike na ka lidhur ne ne Kosove gjate atyre viteve te shtatedhjeta. Me pastaj kane ardhur disa kohera te turbullta te pergjakshme per te cilat ne nuk jemi fajtor. Se kendejmi pas tyre ne te paret me se lehti mund ti rivendosim lidhjet te cilat as qe jane keputur.

A keni qasje dhe njohuri per poezine e letersine ne Kosove dhe pergjithesisht per ate shqiptare

Fatkeqesisht jo sa duhet e as ne vellimin te madh. Ne pyetjen e meparshme i permenda poetet poezine e te cileve gjithmone e lexoj me kenaqesi. Serish aty ne vend te pare eshte Ali Podrimja. Por ju ma keni zbuluar nje shkrimtar te madh nje poet te madh Visar Zhitin. Libri i tij i perkthyer ne kroatisht Poezi te zgjedhura qe e keni perkthyer ju eshte gjithnje ne tavolinen time te punes. Eumlshte pa dyshim poezi e madhe e cila e meriton epitetin boterore. Ju falenderoj qe na e keni bere nje dhurate te rralle e aq te cmuar. Me duhet ta theksoj se ARS revista letrare me prestigjioze ne Mal te Zi nga nje numer ne tjetrin sjelle ne faqet e saj autore shqiptare qe eshte nje rast i mire te njihem me nje letersi te madhe pa dyshim e cila e ka vendin ne majat e letersive ballkanike dhe evropiane. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Dukles e ka nxjerre Antologjine e poezise bashkekohese shqiptare qe eshte po ashtu edhe nje rast qe lexuesit dhe krijuesit malazeze ta njohin letersine shqiptare. Personalisht do ti gezohem botimit te librit Harta e grisur te Ali Podrimes ne Mal te Zi dhe do te bej tere ate qe eshte e mundshme qe institucionet kulturore dhe botuesit e vendit tim ti informoj dhe tu rekomandoje botimin e krijuesve shqiptare. Ju zoteri Smaka me punen e perkthimit mund te kontribuoni mjaft. Ceshte e verteta ju kete edhe po e beni por ka nevoje per ekipe te tera te perkthyesve nga te dyja anet te cilet ne menyre te sinkronizuar do te punonin ne perkthimin e librave nga te dy letersite respektivisht nga te dy kulturat konkretisht asaj malazeze dhe shqiptare. Apo anasjelltas krejtesisht njesoj

Kete vjeshte ishit mysafir i Poetekes. Qendruat ne Tirane. E botuat nje reportazh te mrekullueshme per ditet e kaluara ne kete qytet. A mundeni shkurtimisht ti pershkruani ato dite te qendrimit ne Tirane

Qendrimi im ne Tirane per mua eshte dyfish i rendesishem personalisht e kam tejkaluar e kam thyer nje paragjykim qe e kam bartur edhe vete te cilin tek ne e kane krijuar mosnjohjet tona politikat terratisja dhe eklipsi i trurit dhe i vetedijes. Qe ta thuash nje gjykim per cilindo se pari duhet ta njohesh. Kjo eshte premise themelore per cfaredo ndaj edhe per njohjen e kulturave dhe te popujve. Qendrimi ne Tirane ma ka hapur nje dritare te mrekullueshme permes se ciles kam mundur te hedh shikimin tek nje popull tjeter tjeterfare e per ne popull i afert. Ne kulturen e tij mikpritjen qe eshte njesoj e rendesishme. Ishte fantastike levizja e asaj personales kurse me tekstin qe e kam shkruar kam deshiruar qe kete levizje dhe keto horizonte ti pergjithesoj dhe ti coj ne nivel akoma me te larte. Atehere e kam kuptuar sesa realisht ne nuk njihemi ne komshinjte e afert e kam kuptuar sesa i duhemi njeri- tjetrit sesa kjo nevoje e perbashkesise eshte e domosdoshme per ekzistencen e perbashket ne kete toke ballkaniko-mediterane.

Me pershtypjet me te mira jam kthyer nga Tirana e me deshire qe edhe vete te shkoj edhe pa ftese ne disa manifestime qe kete vend ta njoh edhe me shume. Kjo me duhet si nje krijuesi i cili merret me fatin e perbashket te popujve te Ballkanit ate te perbashket qe e kemi ne fatin unik ekzistencen ne kete hapesire ballkanike qe e rrahin erera te furishme nga drejtime te ndryshme. Aty ku gershetohen politika te medha interesa te larta te te medhenjve ne te cilat me se shpeshti cmimin e paguajne te ashtuquajturit popujt e vegjel. Por per mua togfjaleshi popuj te vegjel nuk ekziston.

Jo pak shkrimtare te Ballkanit fatkeqesisht i kane kontribuar krijimit te nje klime te mosbesimit tensionit ashpersimit te marredhenieve mes popujve shtimit te urrejtjes. Cili eshte roli i shkrimtarit te ketyre hapesirave ne kete sens

Nje gjendjeje te tille i kane kontribuar shkrimtaret minore dhe mesatare. Ata qe ishin pa talent kane deshiruar qe kete ta kompensojne me rrahagjokje atdhetare dhe me tirada atdhedashurie. Te gjitha keto u rrenuan ne nje kohe lufte por fatkeqesisht rrahja e fanfareve luftarake dhe fryrja ne borizanet nacionaliste jane paguar me viktima e viktima. Nuk do ti permendja emrat e tyre. Historia ua ka paracaktuar vendin e turpit ne periferine e larget ku pakkush do ti shohe. E ajo me e keqja-veprat e tyre kane mbetur pa lexues. Knut Hamsuni me himnizimin e fashizmit si edhe Ezra Paun kane perjetuar fat te ngjashem mosleximin e veprave te tyre. Hamsuni posacerisht. Mijera libra te ti lexuesit ia kane kthyer dite per dite dhe mbi rrethoja ia kane hedhur ne oborr. Ishte kjo per te casti me tragjik. Por Hamsuni eshte shkrimtar i madh ndaj edhe kete lajthithje te tij e ka mbijetuar vepra e tij. Kurse shkrimtaret nga hapesirat tona qe jane shnderruar ne poklisare te luftes se Sllobodan Milloshevicit duke qelluar me arme Sarajeven e rrethuar askush si lexon. Dhe ky eshte denimi me i rende per ta.

Ne kohen kur te gjitha urat ishin rrenuar nje njeri respektivisht dy njerez ne ate kohe mungese shprese kishin marre guximin te ngrene ura ne kohen kur pothuaj te gjithe ne ate situate te helmuar me urrejtje nacionaliste e te luftes kishin shkaterruar dhe vetem shkaterruar. Keto dy personalitete te guximshem me shpirt trim kane ftuar me fjale njeri-tjetrin nga te dy brigjet duke ndertuar UREumlN. Ishin keta dy poete te medhenj malazez e shqiptar Jevrem Brkovici e Ali Podrimja. Ata kete ure e kane deshmuar dhe me nje akt te larte me vellazerim pobratimllek e te jesh sivella eshte me shume sesa vella e ka thene dikush vite me pare kete te vertete te madhe Ky akt dhe kjo ure midis letersise midis popullit malazez e shqiptar e ka bere me te forte kurse ne na ka bere gjithnje e me te afert. Duke ditur per kete ure te forte e te madhe e kam ndjere veten ne Tirane e pergjithesisht ne Shqiperi si ne shtepine time. Ura midis dy poeteve ashtu te medhenj eshte ure midis dy popujve fqinj te afert e trima atij shqiptar e malazez.

Nga shkrimtaret te cilet ne koherat e erreta te viteve nentedhjeta kane thene kane treguar te verteten dhe rrugen e drejte deshiroj posacerisht ta theksoj aktin e veprimin qytetar e intelektual te Mirko Kovacit i cili ishte i detyruar ta leshoje Beogradin por i cili edhe gjate kohes se qendrimit ne ate qytet e me vone ne Rovinj Kroaci dhe kudo ku eshte gjendur ka ngritur zerin e se vertetes. Pa kursim duke i kritikuar nacionalizmat dhe fashizmat te cilat kishin marre flake ne hapesirat e vendeve qe e perbenin Jugosllavine Edhe drita e vogel ne terrin e madh jep shprese. Mirko Kovac ishte ndoshta kandil i vogel dhe i vetmuar por edhe shprese ne ate mungese shprese..

Kete pergjigje do ta mbyll me verejtjen e Visar Zhitit qe ma ka shkruar ne nje leter pas kthimit nga Tirana nese do te njihemi me teper do te duhemi me shume. Njohjes me te mire dhe mirekuptimit duhet ti kontribuojne edhe diplomatet ambasadoret e ambasadat e vendeve tona. Shembull te mire ne kete sens eshte ambasadori i vendit tim ne Tirane Zhelko Perovici i cili pos politikes e ka njohur dhe e ka zbatuar ne praktike misionin e njoftimit te popujve permes kulturave duke organizuar promocione te shume librave te autoreve malazez ne Tirane dhe ne Shqiperi

Urtaket e Babilonise eshte pagezuar liber i shpreses dhe drites. Ngjarja e romanit eshte vendosur ne kohen e carit babilonas Nabukodonosor. Cili eshte celesi fjalia vendimtare kyce metafora e ketij romani Keni sjelle faktin se ne Babiloni kishte mijera spiune dhe vetem 32 urtake te cilet u ekzekutuan. Pse cari ua kishte friken aq shume urtakeve te gjithe urtakeve e sidomos dridhej frike nga 32 urtake. A mund te terhiqet nje paralele analogji dhe a mund te kete ndonje reference midis carit e urtakeve te tashem

Fati i urtakeve ndash intelektualeve eshte boshti kurrizor i ketij libri qe vlen per te gjitha koherat. Per te gjithe shekujt per te gjithe urtaket. Dhe per sunduesit e marre. Si baze per kete rrefim dhe si kuader per te me ka sherbyer libri per profetin biblik Danilo ku ai ne nje segment pershkruan eliminimin e urtakeve. Ne Babiloni. Edhe endrra te cilen e ka pare cari Nabukodonosor e ka harruar qe ne fakt e kishte imagjinuar duke kerkuar nga urtaket shpjeguesit e endrrave dhe nga urtaket tjere ne Babilonine e atehershme tia shpjegojne endrren. Si tia shpjegonin endrren te cilen enderrimtari e kishte harruar eshte nje pyetje qe shtrohet menjehere dhe logjikisht Kushdo qe ne menyre suptile e lexon kete liber do te verej se endrra e carit ishte fantazi gjepur sajese ne fakt nje karrem i mire dhe kurth per ti zene ata nga urtesia e te cileve kishte frike dhe nga mencuria e te cileve frikesohej. Atehere u tha se po qe se nuk do ta shpjegonin ate qe e kishte enderruar dhe cfare endrra paraqet do te ekzekutoheshin. Ishte e pamundur te shpjegohej nje enderr e tille. Kete e dinte shume mire cari Nabukodonosor prandaj edhe e kishte shpikur. Duhej spastrua Babilonine nga urtaket te cilet atebote dhe ne ate qytet ishin shumuar aq shume. Kur tha pati sukses urtaket u zune dhe u likuiduan. Aq urtesi dhe urtake kishte atebote ne Babiloni. Dhe pasi qe ata u likuiduan arriti nje kohe e budallallekut dhe e pamendesise. Ekziston hipoteza se njerezimi do te shkonte drejt nje rruge tjeter sikur te mos ishin likuiduar urtaket. Rrjedhat e historise do te leviznin nje kahje tjeter. Por me keto likuidime nuk u nderprene sjelljet e careve te marre e as likuidimet e urtakeve. Une nga ky rrefim biblik kam krijuar metaforen per fatin e intelektualeve dhe per konfliktin e perhershem mes tiraneve dhe atyre qe jane te vetvetishem te vetedijshem te cilet kane qendrim. E te jesh intelektual edhe sipas definimeve te tashme do te thote-te kontestosh te jesh kunder sic thote Anri Bernar Levi. Te jesh perkundrazi - i ka brengosur te gjithe caret perandoret dhe diktatoret. Prandaj me se shpeshti ne menyre te paskrupullt jane liruar nga ata qe i kane pasur kunder. Jane shume shkrimtare te cilet zerin e tyre e kane paguar me jete me burg debime. Poeti grek - tragjiku Eskil poeti romak Ovidije Bulgakovi Mandelshtajni Solzhenjicini Brodski Zhiti Kadare azil politik. Por veprat e tyre i kane mbijetuar caret perandorite e tyre dhe diktaturat. Sic tha poeti i madh Radovan Zogovici i cili edhe vet ka qene i perndjekur dhe disident ne kohen e tij ne regjimin e komunizmit ne poemen madheshtore Ardhacaket-kenget e Ali Binakut ne kete himn me te mire qe eshte kenduar ndonjehere per shqiptaret per popullin shqiptar ka kenduar Kane ardhur tre krajla qe te mos shkojne por shkuan u shkaperderdhen si ene. Por veprat mbijetuan caret cesazethellip

Derisa ngjarja e romaneve Dita e fundit e Eskilit dhe Urtaket e Babilonise ndodhin ne nenqiejt e larget ne librin Via Cadmea ku degjohen jehonat e gjuheve te vdekura shkelqimi i hapesirave mitike pse ngjarja e romanit sillet nga ato vise te largeta ne nenqiellin e ketushem

Pothuajse gjithmone qe nga rinia e hershme me ka terhequr antika. Pas librit tim te pare lirik Miti per qershine nje kohe te gjate nuk kam mundur te shkruaj. E kerkoja veten. E dija se cfare doja por nuk mund te realizohesha. E doja antiken por per te duhej dije arsimim pervoje intuite e teholluar. Qe te komunikoni me shekujt e larget duhet te keni ndjeshmeri te vecante qe mund ta degjoje ate kohe dhe zerat e saja. Pas librit Dita e fundit e Eskilit ku merrem me debimin e Eskilit ne ate kohen atehere te arte te Athines qe konsiderohej si nje kohe e demokracise se madhe te Perikliut. Dhe kjo me se shumti me kishte intriguar aq demokraci kurse debohej poeti i tyre me i madh. Ky eshte ai konflikti i madh mosdurimi i carit te madh me poetin e madh ne kete rast Perikliut dhe Eskilit. Edhe ky roman eshte metafore. Une perndryshe perpiqem qe nga ndo gje te krijoje metafore qe secilen teme me te cilen merrem ta pergjithesoj dhe ta ngreje ne ate nivel-shkalle te metafores. Kur e kam shkruar Diten e fundit te Eskilit ishin vitet e hershme te viteve nentedhjete kur te ne me te madhe behej lufte kur nga vendluftimet naten nen vellon e territ arrinin transporte te te vdekurve qe varroseshin naten dhe ne qetesi te cilen e prishnin rafalet nga vendluftimet dhe makinat me te cilat hapeshin varrezat. Edhe ne kohen e debimit te Eskilit derisa Athina bente luftera pushtuese arrinin transporte te ngjashme nen vellon e territ dhe me tirada sesi duhej vdekur e rene per atdheun. Gjithsesi ne secilen lufte prandaj edhe ne lufterat kur te tjere i skllaveron. Eumlshte dashur gjetur arsyetim per kete qe eshte bere me klithje luftarake dhe me tirada me te cilat e kane terratisur mendjen e kthjellte. Ne nje kohe te tille jointelegjente ne kohen e cmendurise ishte revoltuar poeti me i madh antik tragjiku Eskil i cili ate revolte e pagoi me debim ne Sicili. Fatkeqesisht ne koherat tona te errta e te pamend nuk kishim Eskil ndaj nuk kishte edhe kryengritje te tille e as debim te tille spektakolar Poetet kane shti me arme ne qytetet e rrethuara ne vend qe te solidarizoheshin me ata qe ishin te rrethuar.

Romani Via Cadmea eshte romani i trete ne korpusin e romaneve te mija antike i shkruar vite me pare por ende i pabotuar. Ne ate roman jam marre me Rrugen Kadmo rrugen ne te cilen Cadmo zbulues i letres kishte bartur ate zbulim te tij te madh nga Teba e Greqia permes Maqedonise dhe Shqiperise deri te hapesirat qe e perbejne Malin e Zi te tashem dhe me tutje drejt Korkirit Korcules dhe Adriatikut Verior. Ne ate rrugetim kishte mbjelle shkronja dhe na kishte shpetuar nga harrimi

Shkronjat jane vendbanimet me te sigurta ne te cilat mundemi te jetojme mese gjati. Ne ate rruge ai kishte gdhendur ne gur alfabetin duke shenuar gjurmen e vet apo thene me gjere gjurmen e civilizimit. Libri akoma pret ne sirtar here pas here ia fshij pluhurin. Nuk e di se cka pret ke pse Ndoshta nje zbritje me te thelle ne ate te kaluaren e larget.

Ne permbledhjen poetike Pershkrimi i papare pos tjerash shkruani se kudo qe shikoni i degjoni shpirtrat e pararendesve perendite e vjetra i shihni lojerat hapat qe jehojne neper koherahellip mjafton te shikoni ne ndonje kep dhe aty te lexoni historine e ilireve grekeve romakeve kelteve dhe te popujve tjere te vjeter. Sikur i ftoni zerat e civilizimeve te vjetra qe jane zhdukur. Kjo vjen nga interesimi preokupimi mrekullimi juaj me te kaluaren e larget

Kur i shkrova Urtaket e Babilonise dhe Dita e fundit e Eskilit pra para 20 e me shume vitesh ne Herceg Novi qytetin ku jetoj gjate nje vere e takova shkrimtarin Borislav Pekici. Sic isha atebote i ri deshiroja te lavderohesha sesi po i shkruaja ato dy romane ia thashe edhe titujt temat qe trajtojne mesazhet e tyre. Kur e mbylla rrefimin tere kohen derisa une flisja ai me shikonte i cuditur ne sheshin e qytetit Belavista tha me ze te heshtur e nga pak te hutuar - po cfare te duhet kjo Edhe vet mbeta i cuditur prandaj vazhdova ta justifikoje sesi mua me interesojne qytetet e medha qendrat e medha ato vende dhe hapesira ku jane perqendruar dhe ku jane gershetuar civilizimet duke krijuar shtresa palimpeste te thella e te cuditshme.

Edhe Babilonia edhe Athina jane shembuj vendesh te tilla. Pekici degjoi arsyetimin tim me vemendje dhe me tha Ju nuk duhet qe per librat tuaja ti kerkoni temat as ne Athine as ne Babiloni e as ne ndonje qender tjeter te larget boterore. Ju duhet te lexoni doreshkrimet se cilat jane civilizimet. Edhe valet e detit jane te shkruara ne keto anedeti ne keto brigje te cilat ju i shihni me syrin tuaj i ndjeni me shpirtin tuaj dhe i prekni ne shputa. Nese arrini ti gjeni ato gjurma-doreshkrime dhe i transpononi ne libra mund te jeni interesant per boten. Nese shkoni nga keto brigje drejt Athines dhe Babilonise e jo nga drejtimi i kundert. Duhet ta hetoni shpirtin e kesaj toke te folurit e saj dhe ate ta artikuloni ne letersi. Atehere mund te jeni origjinal. Krijuesi ne radhe te pare duhet te jete origjinal nje ze autentik ne radhe te pare i vendit te vet. Dhe i hapesires se vet. Kjo teori e Pekicit nuk me dukej atehere shume bindese. Me vone me kalimin e viteve me pervoje leximi dhe shkrimi me pervojen jetesore dhe arsimimin e pergjithshem. Dhe definitivisht me intuiten vetanake e kam marre vesh tere vleren esenciale e te thelle te asaj teorie. Dhe ajo filloi te jetoje ne veprat e mia. Edhe vet fillova te lexoj shume gjurme te cilat civilizimet i kane shkruar ne fytyren e vendit tim civilizimet ilire greke kelte romake sllave. Ky shtresim dhe germimi i tyre puna ne terren me arkeologe historiane historiane arti linguiste e kane begatuar literaturen time. Me shtimin e shtresave qe i kam njohur jane krijuar edhe shtresat ne veprat e mia. Ka aty popuj te vjeter por edhe adete te vjetra shkrime te vjetra shume shekuj gershetohen ne librat e mija. Me perkushtim ne menyre koncize sa eshte e mundur permes fiksionit pa te cilin nuk ka literature i ndertoj librat ne proze dhe ata poetik. Me interesojne qytetet e vjetra mbetjet e tyre mbeturinat e rrugeve dhe te faltoreve shkronjat e palexueshme dhe mezi te dallueshme qe jane gdhendur ne gure varrezat shenjat e fshehta te cilat paraardhesit tone te lashte i kane lene pas vetes me se shpeshti ne gure ne shtyllat e faltoreve ne permendoret mbi varreza ne murana ne gure varresh mesjetare. Te gjitha keto i lexoj dhe duke lexuar shenjat me cdo shtegtim neper te cilat dikur ka ecur njeriu qe eshte mbuluar nga bari dhe harresa zbuloj rruget e mija te brendshme dhe hapesirat e brendshme. E tere kjo qe duket se kahere eshte zhdukur e qe realisht jetojne brenda nesh ne endrrat tona ne kujtesen tone. Vetem duhet shikuar degjuar dhe do te degjojme zerat e lashte dhe do ti zbulojme gjurmet tona te lashta. Ne kete vend kane jetuar shume para nesh. Dhe kane lene deshmite e tyre per ne pasardhesit e tyre. Ashtu sikunder qe ne leme gjurme tona per ata qe do te vijne pas nesh.

Ekziston vazhdimesia per cdo gje individualisht por edhe ne vijimesine tone te pergjithshme. Ne kete fjale pa zhurme e te papare me te cilen rrjedhin gjeneratat kalojne ne ecjen e pergjithshme. Ate lume dhe ate vazhdimesi e kam kerkuar ne keto hapesira malazezo-shqiptaro-maqedono-serbo-kroato-boshnjako-greke. Kohe me pare i kam vizituar dy lokalitete te rendesishme Gabela te Mostarit ne Hercegovine ku Prajs e ka pare Trojen dhe qytetin e vjeter antik Narona apo Vidin e sotem ne afersi te Metkovicit ne Kroaci. Ne ato troje qe dikur ishin mbreteri e madhe ilire eshte lindur Teuta. Ne Narona ne kete qytet te lashte antik ilir ne vjeshten e vitit 333 para Krishtit ne panairin vjeshtor ka ardhur Agroni mbreti bashkues. Aty edhe eshte semure. Nga popullata perreth percjellesit e tij dhe mjeket e tij moren vesh se ekziston Birsena sheruesja me barera e cila dinte te hidhte fall. I thane ta sjellin ate dhe ajo erdhi e pergatiti pijen per mbretin dhe ai u sherua. Atehere kuptoi se Birsena kishte vajzen shume te bukur Teuta dhe tha tia sillnin. Dhe ajo erdhi. Dashuria ndodhi me shikimin e pare Agroni edhe pse ishte i martuar dhe e kishte bashkeshorten Triteuta dhe djalin Pines ne Shkoder ne kryeqytetin e Ilirise se atehershme pranoi te martohej me Teuten bukuroshe. Ajo kishte nje kusht qe dasma te behej ne Narone sipas adeteve te asaj krahine. Ai pranoi dhe u be dasma ne Narone. Tere kete e kam shkruar ne romanin tim Teuta qe eshte perkthyer ne gjuhen shqipe e qe me ben nder.

Derisa e vizitova Naronen pak kohe me pare duke mbledhur keto fakte nje mbremje nentori me saktesisht me 6 nentor te ketij viti i kam shikuar mbeturinat e qytetit te vjeter muzeun arkeologjik ne te cilin sidomos me kane lene pershtypje statujat e imperatorit ne madhesine natyrore. Ne mes tyre ishte edhe statuja e nje gruaje shume te bukur. Mendova se ajo ka mundur te jete statuja e Teutes e cila me bukurine e vet e ka pervetesuar skulptorin qe e ka punuar statujen e imperatorit.

E ndjeva shpirtin e asaj gruaje naroniase mbrojtese e qytetit te rrenuar dhe e shkrova poezine Narona. Ja keshtu une i krijoj veprat e mia ne terren ne takimin me token dhe gurin me mbetjet e civilizimeve grimcat e eneve monedhat. Me nje fjale me tere ate qe jeta ka shkelqyer kurse vdekja qe e ka korre. Keto jane kronika te papashme per syrin e rendomte jo aq te dukshme te cilat une i lexoj dhe i marre si nentekste te librave te mija.

Cili eshte raporti mes amshueshmerise dhe kalueshmerise Ne qendrojme ne vend te lidhur me token. Mos eshte kjo kontradiktore

Ky eshte paradoks kurse une dua te luaj me paradokset. Edhe kur qendrojme ne vend ne komunikojme me perjetesine. Perjetesia kalon permes nesh. Dhe kur ne shikim te pare te ngurtesuar ne udhetojme. Kjo lidhje me token e cila per mua eshte shume e rendesishme eshte lidhja qenesore me perjetesine me rrenjet qe jane thelle ne te me te vdekurit qe jane ne te me burimet dhe lumenj lumenj te nendheshem qe nuk shihen por te cilet rrjedhin neper thellesite e saj. Me gjuhen qe eshte mbjelle neper te permes emrave te bjeshkeve luginave gureve. Lumi ajo gjuhe e gjalle-toponomastike qe vazhdon perkunder kalueshmerise. Me kete gjuhe te tokes jam marre po ashtu. Por po qe se i shikojme emerimet toponimet hidronimet shohim se sa eshte qendrueshmeria jone ne to dhe permes tyre lidhja e pashkeputshme e gjeneratave te cilat nderrohen ne toke. E kam shkruar librin Gjuha e harruar qe merret me kete.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›