Edhe dy muaj arrest shtëpiak për Bllacën
Gjykatësit e EULEX-it ia kanë vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj Nazim Bllacës.
Kjo është bërë e ditur të mërkurën nga zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes, sipas së cilës kjo është një procedurë e zakonshme në raste të tilla.
Ajoi nuk ka dhënë më shumë detaje, por mësohet se prokurorët e EULEX-it janë duke vazhduar me marrjen në pyetje të personave që në një formë apo tjetrën kanë të bëjnë me rastin Bllaca.
Nazim Bllaca akuzohet për vrasje, plagosje, shantazhe, rrahje gjatë kohës që thuhet të ketë qenë në SHIK. /kosovapress/