Edhe këmbët kanë... sy

02/02/2005 Një “sensor” për të mos gabuar as një hap
Këmbët tona kanë një “shqisë të gjashtë” që i mbron nga hapat e gabuar. Këtë e kanë zbuluar studiuesit e University College në Londër: gjymtyrët tona janë të pajisura me një mekanizëm visuo-lëvizës të pavetëdijshëm, që i paralajmëron në kohën e duhur për pengesat apo të papriturat e rrugës dhe bën që të ndryshohet ecja edhe në çastin e fundit, pa rrezikuar humbjen e drejtpeshimit. Sipas asaj që shkruhet në revistën Current Biology, mekanizmi vepron në mënyrë të vetvetishme dhe lejon modifikimin e drejtimit të hapave në të dhjetën e sekondës, pasi bëhet i pranishëm rreziku ose pengesa. Studiuesit ishin në dijeni që më parë për një mekanizëm të ngjashëm që kishte të bënte me duart: kur kapim një send, gjymtyrët tona të sipërme bashkëdrejtohen nga një qendër vizuo-lëvizëse tepër e saktë që hyn në veprim në mënyrë automatike, domethënë me kontroll të pavetëdijshëm, duke e bërë shënjestrën absolutisht të saktë. Nëse sendi apo objekti që duhet të kapim na ikën nga sytë, mekanizmi është aq i shpejtë sa na lejon zhvendosjen e menjëhershme të duarve drejt pozicionit të ri të objektit. Shkemcëtarët në këtë mënyrë, janë vënë në kërkim të mekanizmit përkues të këmbëve. Kështu, ekipi londinez, i koordinuar nga Brian Day dhe Raymond Reynolds, i ka kërkuar një grupi vullnetarësh të lëvizin mbi n jë pasarelë të drejtë. Studiuesit pastaj, janë munduar ta zhvendosin menjëherë pasarelën kur pjesëmarrësit në eksperiment e kishin ngritur tashmë këmbën për të hedhur hapin, duke u hequr atyre pikërisht tokën poshtë këmbëve. Megjithatë, këmbët nuk u kapën në befasi: qenë më të shpejta se hulumtusit, duke zhvendosur menjëherë drejtimin e hapit të filluar që më parë dhe duke iu drejtuar pozicionit të ri të pasarelës, duke shpëtuar nga një rënie e papritur. Studiuesit nuk e prisnin ekzistencën e një mekanizmi me saktësi dhe shpejtësi të tillë. Qysh më parë dihej se qendrat e drejtpeshimit funksionojnë duke skicuar në mendjen tonë njëfarë “trajektoreje balistike” të këmbës para se të hidhet hapi. Por ama pretendohej se kur këmba ishte bërë gati për hapin e ri, ndryshimet në trajektoren e paramenduar do të kishin shkaktuar humbjen e drejtpeshimit. Përkundrazi, eksperimentet e rinj treguan se nuk ishte kështu: edhe në çastin e fundit, qendra vizuo-lëvizëse e këmbëve na lejon rregullimin e lëvizjes në drejtimin e ri. syri i këmbëve tona, pra, përveçse është i shpejtë, është po kaq i integruar edhe me qendrat e drejtpeshimit: në rast të kundërt, ndryshimet e vazhdueshme të drejtimit, siç ndodh për shembull kur ecet në një terren të rrezikshëm, shkaktojnë humbjen e drejtpeshimit.