Torres: Ëndrra ime është Milani

02/02/2005 Fernando Torres dhe Atletiko Madrid mund të divorcohen në fund të sezonit. Vetë futbollisti, në një intervistë për radio Marca, ka shpjeguar se në fund të këtij sezoni do të largohet nga skuadra bashk për të firmosur me një emër të madh të futbollit europian: “Kam biseduar edhe me drejtuesit e skuadrës. Sezonin e ardhshëm dhe jam gati për të luajtur me një skuadër të madhe”.
- Milani dhe Juventusi qëndrojnë në dritare...
- Kam dëgjuar të flitet shpesh për interesimin e tyre, por nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e tyre. Deri tani menaxheri im ka kontaktuar vetëm me drejtuesit e Real Madrid, por nuk më pëlqen të luaj në Spanjë. Ëndërra ime është të luaj në kampionatin italian me bluzën e Milanit, gjithsesi do të isha shumë i lumtur edhe nëse transferohem në Torino tek Juventusi, sepse mund të luaj në një kompeticion shumë të rëndësishëm si Liga e Kampioneve.
- Galeani ka thënë se Torres është një futbollist fenomenal, që meriton të luaj me Andrij Shevçenkon në sulm.
- Të luash në një skuadër me Andrij Shevçenkon, fituesin e Topit të Artë, për mua është nder. Më vjen mirë që Galeani ka shumë stimuj për mua, por duhet të them se këto nuk janë komplimentet e para që vijnë nga Galeani.
- Atletiko nuk është duke luajtur si më parë. Çfarë ka ndodhur?
- Janari nuk ka qenë një muaj i mirë për ne. Kemi humbur shumë pikë dhe klasifikimi ynë nuk është si më parë. Duhet të besojmë tek forcat tona dhe të mendojmë gjithmonë se mund të fitojmë një vend për në kupat evropiane të sezonit, të ardhshëm. Kemi kaluar momente jo të lehta.
- Barcelona apo Real Madrid, cilës do t`ia jepje titullin kampion?
- Për mua Barcelona është më e fortë se Real Madrid. Ka luajtur në nivele të larta qysh në fillim të sezonit dhe ka marrë maksimumin e mundshëm të pikëve, gjë që Real Madrid nuk e ka bërë, megjithëse kohët e fundit rezultatet e merenges kanë qenë pozitive. Përpara muajit janar, Real Madrid, ka qenë një skuadër mikroskopike, që asnjëherë nuk i ka treguar vlerat e vërteta.
- Pas disa javësh fillon Liga e Kampioneve. Cilën skuadër do të ndjekësh më me shumë interes?
- Jam tifoz i skuadra italiane, prandaj do të ndjek me shumë interes Juventusin dhe Milanin, por edhe Interin. Nëse Juventusi arrin të fitojë me Real Madrid, i ka të gjitha shanset për të arritur në finale, ndërsa Milani duhet të derdhë shumë djersë për të eleminuar Mançester Junajtid, por Çelsi dhe Barcelona janë dy skuadra shumë të forta dhe mund të arrijnë deri në fund.