Orlando Bloom, beqari më i lakmuar i Hollivudit

02/02/2005 Aktorin e lë e dashura
Pasi u deklarua si një nga aktorët më seksi të planetit, Oralando Bloom është sërish beqar, për fatin e madh të të gjitha adhurueseve të tij. Tashmë prej shumë kohësh në Hollivud thuhej nën zë se ai dhe aktorja Kate Bosworth, pas dy vjetësh së bashku, po kalonin çaste të një krize të vështirë. Ndarja erdhi menjëherë pas kësaj. Këtë e deklaroi agjenti i aktorit Robin Baum, i cili tha se ishte një vendim i tyre i përbashkët. "U ndanë, shton Baum, për shkak të impenjimeve tepër të mëdha në punë, por vazhdojnë të jenë shumë të bashkuar". Edhe pse data e ndarjes nuk dihet ende me siguri, çifti ishte parë në 21 janar në Chateu Marmont, ku Bloom qëndronte gjatë dhënies së çmimeve Golden Globes. Kate Bosworth, e famshme pas filmit “Aventura blu” dhe Orlando Bloom kishin deklaruar shpesh për mediat se ishin shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe vazhdonin të përsërisnin se jeta e tyre private duhej të mbetej e tillë. Një gazetari anglez, aktori i kishte rrëfyer qershorin e kaluar se ishte "i dashuruar pas dashurisë. Është një përvojë çmendurake të magjepsesh nga një femër dhe të mos reshtësh së menduari për të". Ndërkohë që jeta private ka marrë tatëpjetën, dy të rinjtë duhet të mendojnë për karrierën e tyre. Bosworth kohët e fundit është zgjedhur për të interpretuar rolin e Lois Lane në “Superman 5”, ndërsa Orlando, pas filmit “Aleksandër”, pret daljen në maj të filmit “Mbretëria e Qiellit”.