Edhe ministri nuk i di te gjitha
Debati i fundit mes një grupi sipërmarrësish nga më të rëndësishmit në vend dhe ministrit të Ekonomisë, prof. dr. Genc Ruli, është bërë interesant dhe ka nevojë për analizë. Fjala është për disa vendime qeverie të iniciuara nga z. Ruli dhe që janë kundërshtuar mjaft këto ditë, jo vetëm nga aktorët e interesuar, por edhe nga entet shtetërore si Autoriteti i Konkurrencës, madje edhe nga kolegët brenda qeverisë të z. Ruli dhe nga këshilltarët e Kryeministrit Berisha.
A ka vërtet një deformim të tregut, pabarazi, mungesë konkurrence dhe pështjellim në tregun e hidrokarbureve pas privatizimit të kompanisë shtetërore ARMO?
Pse ky pështjellim? Kush e ka krijuar? A ka zgjidhje? Pse disa organizma të rëndësishëm ndërkombëtarë si Komisioni Evropian etj., janë duke u marrë me dy apo tre vendime të Këshillit të Ministrave? Kush dhe kë kanë shkelur në kallo këta tanët!?
Ministri në televizion
Ministri Genc Ruli zgjodhi televizionin për të bërë të njohura parimet e tij në këtë që ai e quan rregullim të tregut. Nuk preferoi as të takojë grupet e interesit, as të ulet në një tavolinë debati me këta investitorë të rëndësishëm, vendas dhe të huaj, dhe as të negociojë paraprakisht ndonjë prej tre vendimeve që ka paraqitur radhazi në qeveri (bashkë me z. Xhuveli), njëri nga të cilët është hedhur poshtë nga Autoriteti i Konkurrencës, si organ suprem që kontrollon, monitoron dhe godet antikonkurrencën.
Por dukuria mbeti ende e errët, ndërsa palët sërish nuk mund të qetësohen. Dhe kjo sepse ministri dhe audienca që e pyeste nuk arritën të sqarojnë një mori gjërash mjaft të rëndësishme për një treg që është dominant, lidhet me pothuajse të gjithë sektorët e ekonomisë dhe ka ndikim të dukshëm jo vetëm në marrëdhëniet brenda vendit, por edhe me partnerët ndërkombëtarë.
Çfarë tha në fakt ministri i Ekonomisë?
Tha, për shembull, që ligji shqiptar pranon pozicionin dominues në treg dhe se qeveria ishte e detyruar ta bënte këtë për një kompani private, për të mos bllokuar prodhimin vendas. Përpara ministrit, komisionerët e Autoritetit të Konkurrencës, që nuk i zgjedh ministri, por Kuvendi i Shqipërisë, kishin thënë: Komisioni i Konkurrencës pas shqyrtimit të ‘Raportit të Vlerësimit mbi Ndikimin e Akteve Ligjore dhe Nënligjore në Tregun e Karburanteve‘ e, në mënyrë të veçantë për produktin e lëndës djegëse diesel sipas standardit S SH EN 590 dhe ankesën e Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbureve konstaton se: Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1110, datë 30.07.2008, "Për Cilësinë e Lëndës Djegëse, të Prodhuar nga Rafinimi i Naftës Bruto, Vendase", në tregun e produktit lëndë djegëse diesel, sjell kufizime të konkurrencës për shkak të aplikimit të kushteve të pabarabarta të tregtimit ndërmjet ndërmarrjeve, në lidhje me produktin vendas dhe atë të importit".
Çfarë tjetër tha pas kësaj ministri Ruli? Tha se i "kishte konceptuar masat mbrojtëse nga monopolizimi i tregut së bashku me Autoritetin e Konkurrencës" dhe se i kishte kërkuar këtij Autoriteti (me Vendim të Këshillit të Ministrave) që "Shoqëria ARMO sh.a., brenda datës 5 të çdo muaji duhet të raportojë pranë... Autoritetit të Konkurrencës:
(i) sasinë e naftës bruto të blerë
ii) sasinë e prodhimit të realizuar nga rafinimi
iii) sasinë e tregtuar të produkteve të rafinimit
iv) çmimet e blerjes dhe të shitjes sipas kontratave të shitblerjes për këto produkte
v) kushtet e tjera të tregtimit gjatë muajve pasardhës
A mund të jetë dakord me këtë ministri i Financave? Nuk ka ligj të Autoritetit të Konkurrencës që njeh këtë VKM! Madje, nuk ka as kapacitete te ky ent shtetëror që të merret me një kompani të vetme, duke i bërë llogaritë për një vit të tërë! Kjo mbase është edhe arsyeja që ky vendim i datës 14 janar nuk është firmosur ende nga Sali Berisha.
Çfarë tha tjetër Ruli në takimin me median?
Tha që për vendimin e marrë kemi njoftuar Brukselin. Që gjithashtu ka rënë dakord me ministrin Ruli. Mirëpo, zyra e Komisionit Evropian në Tiranë nuk dinte gjë dhe letra e Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbure në sqarim të masave të qeverisë të kohëve të fundit, është "përpirë" nga ambasadori Helmut Lohan. Me kë ka folur z. Genc Ruli në Bruksel?!
Po tjetër çfarë tha z.Ruli?
Po ja, tha që ata që ankimojnë vendimin e Këshillit të Ministrave, janë ata që kanë përzier "miellin me krunde" dhe kanë shitur krundet! Po ku ishe ti zoti ministër, kur ne blinim krunde për miell dhe paguanim krundet për miellin? A nuk varet nga METE Inspektorati Qendror Teknik, që "t‘i fut dy këmbët në një këpucë", kur gjen shkelje cilësie!?
Çfarë nuk tha tjetër ministri ynë i Ekonomisë! Por "thagmën" e bëri kur deklaroi se kompania më e fuqishme në treg, ALPET, nuk është "inatosur" aspak me vendimet e tij, sepse shet vetëm naftë D1. ALPET me siguri që ka falënderuar për reklamën falas të ministrit. Nuk ka ministër në botë që të flasë kështu! Por e ka gabim. ALPET nuk shet vetëm D1, sepse ALPET furnizon me një sasi pothuajse aq sa ajo që ministri Ruli thotë se prodhon ARMO, kompaninë turko-amerikane ‘Behtel-Enka‘, që ndërton Kalimash-Morinë. A ke pyetur ndonjëherë z. ministër se sa është çmimi mesatar i naftës D2 që faturojnë patriotët turq-kurdë të ALPET ndaj gjakut të tyre të ENKA-s? Dhe sa milionë firmos Olldashi për çdo muaj konsum karburanti (sepse kontrata për ndërtimin e rrugës është çmim/njësi)?
Çfarë harroi të thotë ministri Ruli?
Harroi vetëm të thotë se nëse do të ketë monopol të tregut, shqiptarët do të duhet të blejnë naftë Ballshi, me çmimin e kompanisë private, që nuk e cakton dot ministri, me përqindjen e lartë të squfurit, që nuk e rafinon dot ministri, me efektin "kaskadë" të çmimit që do të sjellë furnizimi te një operator i vetëm. Sipas ministrit, shqiptarët duhet të konsumojnë naftë D1. D1 nuk gjendet tashmë në tregun ndërkombëtar, ajo që shitet e blihet duke filluar nga 2009 është nafta 10 ppm. Pra, këtë naftë do ta blejnë konsumatorët e makinave dhe gjeneratorëve, që duhet të llogarisin mirë buxhetin e tyre. Këtë, në fakt, ministri Ruli harroi ta thotë në emision. Sikundër harroi të thotë se projektligji që u diskutua dje për ndryshimin e akcizës së karburanteve cakton çmimin fiks prej 37 lekësh/litër për diesel dhe rrit rreth 50% akcizën e benzinës, duke e bërë atë 50 lekë/litër! Kjo nuk është politikë për mbrojtjen e mjedisit!
Unë nuk mund të harroj edhe një gjë tjetër që tha ministri në emision, atë që kompania kanadeze, "Bankers Petroleum", që nxjerr naftë në vendburimet shqiptare është më e aftë se ARMO dhe gjen treg për të shitur naftën shqiptare, edhe pse vuan nga mungesa e infrastrukturës portuale. Por ARMO-ja tani nuk është nën drejtimin e fodull-drejtorëve që i caktonin ministrat nga zyra, por e një konsorciumi që ka emër në botë. Kush mund të thotë ndryshe për konsorciumin "Refinery Associates of Texas & Anika Enterprices Consortium USA dhe Zvicër", që u shpall fituese në tenderin përkatës.
Pronarët e rinj të ARMO-s duhen lënë të qetë të maksimalizojnë fitimet, duke gjetur tregun më të mirë dhe fitimin më të kollajshëm. Pse kanadezët janë më të zotët se amerikanët e "Refinery Associates of Texas"?!
Ministri instruktoi konsorciumin që të prodhonte bitum, solar dhe mazut, që kërkohen në tregun ndërkombëtar dhe t‘i bënin "naftën" naftës me 2000 mg/kg squfur që del nga Ballshi. Kjo vërtet është një këshillë e vlefshme dhe sa e mirë do të ishte sikur t‘i ishte dhënë me kohë ARMO-s shtetërore!
Z. Ruli tha se nuk do të lejonte që "evropianët të shkarkonin stoqe të mëdha të D2 në Shqipëri(?!)". Ku janë këto stoqe z. ministër? Evropa për makinat dhe gjeneratorët punon vetëm me 10 ppm. Por nuk e ndalon as përdorimin e D2, në ata sektorë që e kanë të domosdoshëm, siç e ka të domosdoshëm ‘Behtel-Enka‘, e para, e më pas edhe furrat e bukës, ndërmarrjet industriale, ato të asfaltobetonit, kaldajat e institucioneve etj., etj.
Sa shumë gjëra tha në një emision të vetëm ministri ynë i Ekonomisë. Dhe sa gjëra nuk dinte!