Obama dhe shpresa për rinovimin e perandorisë
Eshtë i dyzet e katërti në histori, që bëri betimin për t‘i qenë besnik Kushtetutës së vendit që nuk ka njohur mbretër dhe perandorë; të vendit që në zanafillë të ngjizjes ka lundërthyerit; të pafuqishmit nga dhuna e më të fortit; të mjerët që donin të nisnin rishtas; të shpirtrave të trazuar, pionierëve të eksplorimit, zemrave të pamposhtura dhe kokëshkretëve.
Paraardhësit e tij, janë thirrur me përkëdheli nga zgjedhësit me emrat të shkurtër si Theo, Ajk, Bill, Bob, dhe po aq kanë qenë viktima të atentateve, vrasjeve e sharjeve. Nuk do mund t‘i mbyllë gojën një gazete që mund ta çojë në dorëheqje nëse shkel në dërrasë të kalbur; mund të goditet me vezë e këpucë; por mund të lëvizë me urdhër të tij kombin më të fuqishëm të botës; t‘u japë liri popujve të globit, ose t‘i lerë të vuajnë nën thundrën e pamëshirshme të tiranisë. Për ca është personifikim i djallit mbi tokë, e për shumë është shpresa e lirisë.
Që nga njëzet janari dhe për katër vjet të tjera, Barak Obama është njeriu më i fuqishëm në tokë. Si kryekomandant, trashëgon fuqinë më të madhe ushtarake, të pashoqe që nga agimet e njerëzimit. Zotëron kozmosin dhe qiejt; sundon oqeanet dhe thellësitë e deteve; kontrollon tokën. Mbi një milion e gjysmë burra e gra nën uniformë, të dislokuar në 766 baza, 3.700 qendra dhe 571.200 instalime ushtarake të përhapura në 40 vende; dymbëdhjetë aeroplanmbajtëse bashkë me qindra kryqëzorë e nëndetëse; pesëmijë raketa ndërkontinentale; 14.000 mbushje bërthamore e avionë të panumërt, me një urdhër të tij, janë në gjendje të fshijnë nga faqja e dheut shtete të tëra për fare pak kohë. Dhjetëra satelitë dhe rrjete përgjimi, së bashku me mijëra agjentë në mbarë globin, i japin informacion të dorës së parë se çfarë ndodh në kohë reale. Të gjitha këto shpenzime për ushtrinë dhe informacionin, do kishin thyer brenda pak kohe, ç‘do shtet tjetër të botës, por në vendin që udhëheq Obama, zënë vetëm 4% të Prodhimit Bruto Kombëtar (PBK). Aq sa shpenzon kombi i tij për mbrojtjen, nuk munden ta shpenzojnë së bashku 15 shtetet pasardhëse të klasifikimit botëror mbi shpenzimet ushtarake.
Nga dritarja e zyrës vezake të Shtëpisë së Bardhë, në horizontin e gjeopolitikës, të vetmet kreshta që i zë shikimi janë kontestatori iranian, që nuk prodhon as sa 1% e SHBA-së, ndërsa të dytit kontestator, Koresë së Veriut, i vdesin nga uria ç‘do vit qindra mijëra qytetarë dhe 2 bombat bërthamore që disponon mund t‘ia plasë mbi kokë pa arritur t‘i hedhë deri në detin e Kinës. Rusia ish-konkurrenti i dikurshëm, sot është një lojtar i kategorisë së dytë, i shtrënguar të ndeshet që mos ta ngrysë shekullin XXI duke u endur rishtas stepave të Azisë dhe akujve të Polit të Veriut. Ndërsa aleati i sotëm, e ndoshta konkurrenti i nesërm, Bashkimi Evropian, ka 26 qendra komande vështirë të bashkueshme për një periudhë afatshkurtër.
Presidenti i parë i etnisë afroamerikane, sot udhëheq kombin i cili me 5% të popullsisë së botës, prodhon 26% të produktit që nxjerr fabrika Tokë, kuotë që e mban prej 100 vjetësh. Dy vendet me popullsitë më të mëdha në botë dhe me ritme zhvillimi marramendëse, Kina dhe India, të marra së bashku, kanë prodhimin 3 herë më të vogël se SHBA. Edhe nëse do ndalonte sot rritjen ekonomike, këtyre dy konkurrentëve do t‘ju duheshin 50 vjet ta arrinin.
Janë ekonomia më kompetitive në botë, e cila që prej 25 vjetësh e deri më sot, njeh një rritje ekonomike të qëndrueshme prej mbi 3% në vit. Shpenzon 2.6% të produktit kombëtar në arsimin e lartë, ndaj 1.1% që shpenzojnë kombet e tjera të zhvilluara. Qendrat kërkimore amerikane janë lider në fushat e avanguardës si nanoteknologjia dhe bioteknologjia, po ashtu edhe në aplikimin e tyre. Nëse ky komb sot do ndalojë rinovimin e teknologjive të tij, vetëm mbas 20 vjetësh mund të tejkalohet nga ndjekësit e afërt.
Kriza ekonomike, e cila nisi si një krizë e sektorit imobiliar të sistemit bankar, nuk është shndërruar në krizë të financave dhe, aq më pak, të sistemit ekonomik. Pak gjasa ka që të përfshijë gjithë sistemin ekonomik botëror. Propaganda ka lidhje më tepër me përgatitjen psikologjike të popullatës për masa eventuale shtrënguese dhe jo me një rrezik në prag.
Por Amerika ka edhe plagët e saj të fshehta e të hapura, që sollën zgjedhjen e Obamës si shpresë të ndryshimit dhe kurimit të tyre. Pesëdhjetë milionë amerikanë, nuk përfitojnë fare ose përfitojnë pjesërisht nga sigurimi shëndetësor. Një e treta e sistemit arsimor publik është në kushte të mjeruara të personelit dhe nivelit mësimdhënës e, si rrjedhim, nxjerr prodhim skadent, të paaftë të përballet në tregun e punës. Kriza financiare goditi shtresën e mesme dhe të varfër, duke sjellë humbjen e shtëpive dhe rrezikun e krisjeve të mëdha sociale, te një komb i cili për shkak të bollëkut dhe konsumizmit nuk kishte njohur infektimin masiv nga ideologjitë ekstremiste të shekullit XX. Luhatjet e bursave të naftës, iu dha të kuptonin amerikanëve, sesa të zbuluar mund të jenë në të ardhmen përballë presioneve të prodhuesve të arit të zi, të cilët shpesh janë edhe përçmues të vlerave që Amerika mbart. Gjithashtu, dy luftërat ku kombi është protagonist, nuk mund të lejohet që të humben, pasi do ishte një goditje e rëndë për nderin ushtarak. Tensioni për rezultatin përfundimtar është më nervacingritës sesa humbjet njerëzore dhe materiale.
Veç këtyre brengave e plagëve, Amerika ndien se nuk shikohet në botë ashtu si 50 vjet më parë. Për amerikanët, të cilët lirinë e quajnë një vlerë që duhet ta gëzojnë dhe e kanë mision ta shpërndajnë në botë, ky ngërç me popujt e tjerë do të thotë shumë. Të shikohesh me dyshim nga partnerët e tu është jo vetëm fyese politikisht, por edhe kundërproduktive ekonomikisht për vendin i cili te marrëdhëniet e hapura dhe pa paragjykime, ka pasur çelësin e suksesit dhe kryesimit të tij.
Zgjedhja e Obamës është shpresë për ndryshim në planin e brendshëm, pasi partia që përfaqëson historikisht ka qenë më e ndjeshme dhe e lidhur me shtresat e shoqërisë që momentalisht janë të prekura nga mosfunksionimi i sistemit. Ndërsa në planin e marrëdhënieve me jashtë, është një siguri më shumë për partnerët nëpër botë. Pikërisht kjo mund të jetë në të ardhmen detyra e tij në politikën e jashtme: t‘i afrojë botës imazhin e Presidentit të një vendi, i cili u zgjodh pavarësisht racës dhe prejardhjes shoqërore dhe, mbi të gjitha, është tregues se vendi që përfaqëson nuk ka paragjykime për askënd dhe është i hapur për gjithkënd.
Ky mandat katërvjeçar, do tregojë nëse do ia dalë Obama në politikën e brendshme të modifikojë sistemin dhe ta sjellë më afër njerëzve, ndërsa në sytë e botës të kthejë besimin tek Amerika; apo ingranazhet e sistemit do ta thyejnë vullnetin e senatorit të papërvojë të Ilinoisit. Nëse do fillojë ndryshimin, ka shpresa të mëdha për një mandat të dytë, dhe për më tepër, të jetë i pari përfaqësues i presidencave multiracore pasardhëse. Nëse jo, atëherë do mbetet një kujtim ekzotik edhe pas shumë kohësh. Shpresojmë t‘ia dalë për të na dhënë të gjithëve shpresë se pavarësisht racës, kombit dhe prejardhjes, derisa mundi ai, ç‘do njëri prej nesh mundet.