Përkujtohet 3-vjetori i vdekjes së Rugovës
"Ibrahim Rugova ishte njeriu dhe politikani me të cilën identifikohet Kosova moderne. Ai ishte një prijës politik, bartës i një fryme të veçantë. Rugova bëri epokë duke u shndërruar në simbolin e saj, si dhe ishte zëri i kërkesës së popullit të Kosovës për liri, demokraci e pavarësi". Kështu tha Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dje në akademinë përkujtimore, në trevjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, ku morën pjesë edhe Kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, deputetë, përfaqësues të partive politike, përfaqësues të misioneve ndërkombëtare etj.
"Mund të pohoj se vizioni i tij për shtet të pavarur, sovran dhe demokratik është përmbushur pasi që Kosova tash po i ofrohet përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë, e cila është e njohur nga 54 shtete", u shpreh Sejdiu, i cili në fjalimin e tij, e lartësoi figurën e Presidentit historik të Kosovës, i cili vdiq më 21 janar 2006, pas një sëmundje të rëndë nga kanceri në mushkëri. "Në fund të viteve ‘80 dhe në fillim të viteve ‘90 të shekullit të kaluar, i futur në politikë nga bota e dijes dhe e kulturës, Rugova së shpejti doli në krye të lëvizjes sonë të madhe për pavarësinë e Kosovës. Ai e emancipoi mendimin politik, e legalizoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran", tha Sejdiu. Në trevjetorin e vdekjes së ikonës së Kosovës moderne, Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi bënë homazhe pranë varrit të tij. Thaçi u shpreh se me këto homazhe vlerësohet personaliteti i Rugovës dhe angazhimet e tij për pavarësinë e Kosovës. "Ne kemi punuar bashkë për një kohë të gjatë për këtë ditë që sot e kemi. Ne do të vazhdojmë me përkushtimet tona më të mëdha si institucione për të pasur sukses edhe më të madh, për të respektuar të kaluarën e të gjitha përkushtimeve që kanë ndodhur në Kosovë, ku Presidenti Rugova do të ketë vlerësimin e tij historik, një vlerësim ky i cili do të respektohet prej institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës", tha Kryeministri, pas homazheve te varri i Rugovës në Velani. Nga ana tjetër, Sejdiu vlerësoi se Rugova bashkë me Adem Jasharin, komandantin e UÇK-së, mbeten një binom i pashkëputshëm për luftën, rezistencën, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Homazhe te varri i Presidentit Rugova, të mërkurën bënë edhe kryetari i LDD-së, Nexhat Daci dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie, që doli nga LDK-ja. Ata vizituan edhe familjen e Rugovës. Gjithashtu, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bëri homazhe te varri dhe vizituan bashkëshorten e fëmijët e ish-presidentit të ndjerë. Ndërsa Kryesia e LDK-së, në këtë përvjetor shpalli formimin e fondacionit për liri, pavarësi e demokraci "Presidenti Ibrahim Rugova".