E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjeku që e shndërroi shtëpinë në spital

Heroizmi

Ai ka qenë gjatë gjithë jetës një mjek pediatër, i cili e zhvillonte aktivitetin e përditshëm në shtëpinë e tij dykatëshe, në një nga lagjet e kryeqytetit të Haitit. Shtëpia e tij ka qenë ndër godinat e pakta që kanë pësuar dëme më të vogla, në krahasim me të tjerat që janë rrënuar nga tërmeti dhe, për këtë arsye, ai e ka shndërruar shtëpinë në një spital të vërtetë. Deri tani, ka strehuar mbi 100 persona të dëmtuar dhe kujdeset për ta gjatë gjithë kohës. Edhe pse kushtet në shtëpi janë të vështira, për shkak të mbipopullimit, ato janë shumë më të mira se kushtet e qindra mijëra haitianëve, të cilët ende janë rrugëve dhe pa ndihmë. Disa nga pacientët kanë vdekur, sepse ishin në gjendje shumë të rëndë, por të tjerë kanë shpëtuar dhe kjo falë ndihmës së një mjeku që e di se sot, më shumë se kurrë, pacientët e tij kanë nevojë jo vetëm për mjekim, por edhe për qetësi dhe përkujdesje e strehim.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›