E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stambolli kryeqytet i kulturës

BE

Stambolli përgatitet për festime të bujshme dhe performanca kulturore, me rastin e shpalljes së Stambollit si një nga tre kryeqytetet e kulturës evuopiane. Titulli i rëndësishëm i jep mundësi qyteteve që të marrin shumë fonde, për të shfaqur dhe pasuruar jetën kulturore. Për Turqinë, e cila është duke u përpjekur që të përmbushë qëllimin e shndërrimit të një anëtari të BE-së, titulli ka një domethënie të veçantë. Dy qytetet e tjera janë Pecs në Hungari dhe Essen në Gjermani. Me trashëgiminë e tij të pasur romane, bizantine dhe otomane, si dhe jetën e pasur kulturore aktuale, Stambolli është tashmë një nga kryeqytetet kulturore të Europës. Por titulli ka një domethënie shumë të madhe për një vend që prej dhjetëvjeçarësh aspiron të jenë anëtar i BE-së.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›