E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe një fëmijë në familjen Zholi-Pit



Çifti i famshëm hollivudian, Anxhelina Zholi dhe Bred Pit, kanë vendosur të adoptojnë edhe një fëmijë tjetër nga Etiopia. Zholi dhe Pit, të cilët kanë tre fëmijë biologjikë dhe tre fëmijë të adoptuar, planifikojnë të udhëtojnë në shtetin afrikan pa përfunduar janari dhe të adoptojnë edhe një fëmijë. “Bred dhe Anxhelina kanë parë fotografitë e një vajze dyvjeçare, të cilën dëshirojnë ta adoptojnë. Nëse gjithçka shkon në bazë të planit, ata do t’i nënshkruajnë dokumentet personalisht në kryeqytetin Adis Ababa dhe pas dy ditësh do të mund ta marrin vajzën”, - ka thënë një burim i afërt me çiftin.

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›