E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, rinovohet qeveria, Karamanlis heq 9 ministra



Gjendja e tensionuar në vend e detyroi kryeministrin grek, Kosta Karamanlis, të rinovonte qeverinë, pasi vetëm kështu mund të përmirësohet imazhi i rënë në opinionin publik të Partisë në fuqi të Demokracia e Re. Pas krizës ekonomike botërore, e cila po vazhdon të ndikojë negativisht në jetën e vendit si dhe të zhvillimeve të fundit në Greqi, pas vrasjes së një adoleshenti 15-vjeçar dhe valës së incidenteve të dhunshme që mbizotëruan për ditë me radhë në të gjithë vendin, Karamanlis u zotua për t’u dhënë një frymë të re përpjekjeve për të dalë nga kjo krizë, duke ndryshuar rreth gjysmën e kabinetit të tij qeveritar. Zëdhënësi i qeverisë së tij deklaroi rinovimin e qeverisë së konservatorëve dhe ndryshimin e disa prej portofolave më të rëndësishëm në të duke lënë jashtë skemës qeveritare gjithë ata ministra apo zëvendësministra, emri i të cilëve u përlye në një skandal që kishte të bënte me shitblerjet e pronave, përfshirë marrëveshjen për tokën mes shtetit dhe manastirit të pasur të Vatopedit. Karamanlis ka ndryshuar ministrat e Ekonomisë, të Zhvillimit, të Turizmit, të Arsimit dhe besimit fetar, të Kulturës, të Drejtësisë, të Transporteve, të Maqedonisë dhe Trakës.

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›