E Diel, 1 Nëntor 2026

Patrik Sueiz: “Më kanë mbetur vetëm 2 vjet jetë”



Në intervistën e parë televizive pas diagnostikimit me kancer në pankreas vitin e kaluar, aktori Patrik Sueiz, i frikësuar, pohoi se i kanë mbetur edhe 2 vjet jetë. Ylli i filmit “Dirty Dancing” pranoi se po lufton kundër sëmundjes, megjithatë ajo mund ta vrasë brenda 2 vjetëve. Pavarësisht periudhës së errët në të cilën po jeton, Sueiz nuk ka reshtur punën dhe ka kundërshtuar marrjen e qetësuesve gjatë xhirimeve të filmit “The Beast” të muajve të fundit. Në gjithë këtë periudhë, ai ka humbur vetëm një ditë e gjysmë pune për shkak të sëmundjes vdekjeprurëse. “Kur je me xhirime nuk mund marrësh shumë medikamente pasi ndikojnë negativisht për trurin”, - tha aktori në intervistën dhënë për “ABC”. Aktori deklaroi se deri tani ka arritur të mbijetojë, edhe pse sipas parashikimeve mund të kishte vdekur kohë më parë. “Do të uroja të ishin pesë vjet. Dy vjet më mbeten, nëse do t’u besojmë statistikave. Dua të jetoj të paktën derisa të përfundoj kurën që kam nisur". Personat që vuajnë nga kanceri në pankreas mund të jetojnë deri në 5 vjet, por shumica e tyre vdesin brenda gjashtë muajsh. “Jam i tmerruar, i zemëruar, pyes veten pse të më ndodhë mua”, - ka deklaruar Sueiz. Megjithatë, aktori i ka hedhur poshtë zërat se ndodhet pranë vdekjes. “Nuk jam në shtratin e vdekjes, nuk kam hequr dorë dhe nuk po i them askujt lamtumirë”, - shtoi ai.

Majkëll Xhekson pranë vdekjes

Për yllin e muzikës pop, Majkëll Xhekson, raportohet se ka vetëm gjashtë muaj jetë pasi vuan nga një sëmundje e pashërueshme.
Një burim i afërt me këngëtarin ka bërë të ditur për mediat amerikane se shëndeti i këngëtarit është në rënie nga përdorimi i tepruar i alkoolit dhe barnave. Maksimumi që ai mund të jetojë është vera e këtij viti. “Është tragjike. Shëndeti i tij tashmë është seriozisht i kërcënuar dhe do të isha i befasuar nëse ai jeton edhe gjashtë muaj”, - ka bërë të ditur burimi. Muajin e kaluar, Xhekson i mohoi spekulimet se ai vuante nga një sëmundje vdekjeprurëse, për të cilën mediat shkruan se mund të shmangej vetëm me transplantim të mushkërive.

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›