E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu: “Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, më 2010-n”



Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka paralajmëruar se zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të zhvillohen më 2010-n, kurse ato komunale gjatë nëntorit të këtij viti. Sejdiu konstatoi se ky është një qëndrim legal i tij si kryetar i vendit, duke mos reflektuar qëndrimin as të pozitës, por as të opozitës. Ndërkaq, zyrtarë të ICO-s thonë se vendimin për zgjedhje mund ta marrin institucionet kosovare, por ai do të rishqyrtohet nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar nëse është në harmoni me paketën e Ahtisarit. Opozita, veçanërisht AAK-ja, ka kërkuar vazhdimisht mbajtjen e zgjedhjeve për këtë vit.

8 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›