Edhe një herë për autoritarizmin
Blendi Kajsiu
E lexova me kënaqësi artikullin e z.Nano “Republika jonë është nën thundrën e ekzekutivit” (Gazeta Shqip, 20 Prill 2010) ku kritikon disa nga argumentet e mia në lidhje me autoritarizmin shqiptar, sepse më jep një mundësi më shumë për të shtjelluar më tej një tezë, që në fakt nuk është e thjeshtë dhe shkon kundër logjikës dominuese sot. Si fillim më duhet të sqaroj z. Nano, se artikulli nuk ishte polemikë, por analizë. Qëllimi ishte për të treguar se si denoncimi i autoritarizmit riprodhon autoritarizmin. Qëllimi nuk ishte denoncimi i denoncuesve të autoritarizmit, por ekspozimi i efekteve të këtij fenomeni. Nëse diçka e tillë lë shije të hidhur, atëherë analiza deri diku ia ka arritur qëllimit, pasi argumenti themelor ishte se denoncimi i autoritarizmit shqiptar, pavarësisht qëllimit të mirë, ka efekte perverse. Tani le t’i marrim një nga një shqetësimet që shtron z.Nano në shkrimin e tij.
Si fillim z. Nano kundërshton idenë time se një nga arsyet se përse ekzekutivi ynë merret me sherre politike është fakti se ka pak hapësirë qeverisëse. Por meqë ai këtu nuk jep ndonjë kundër argument, më duhet mua të shtjelloj pak më shumë argumentin tim. Hapësira qeverisëse është ngushtuar pasi çdo ekzekutiv që vjen në pushtet, në kuadrin e integrimit evropian, do përqafojë pavarësinë e sistemit financiar, tregtinë e lirë, investimet e huaja si prioritet, privatizimin, përafrimin e legjislacionit komunitar, etj, etj. Ky ngushtim i bën palët identike në politikat e tyre zhvillimore (nuk kemi asnjë debat themelor në lidhje me tregtinë e lirë, tregun bankar, rolin e shtetit, pabarazinë sociale, sistemin e taksave, privatizimin, etj). Diferenca bëhet thjesht tek implementimi i të njëjtit model, njëra palë thotë unë e implementoj më mirë se ty, ose ti vjedh më shumë se unë. Për pasojë debati politik zhvishet nga përmbajtja dhe reduktohet në sherre të tipit ‘kush jam unë – kush je ti’.
Në këtë pikë z. Nano ngre pyetjen; pse një pushtet i pakufizuar qenka e thënë të mos bëjë sherre? Dhe si shembull, ai merr rastin e Berishës 1992-1996. Në këtë pikë, argumentin tim se ekzekutivi duhet të ketë më shumë pushtet për të rritur hapësirën qeverisëse, z. Nano e përkthen; ekzekutivi duhet të ketë pushtet të pakufizuar. Në këtë mënyrë, ai rrëzon një argument që nuk ekziston, pasi në asnjë pjesë të shtjellimit tim të tjerrur gjatë, nuk jam shprehur se ekzekutivi duhet të ketë pushtet të pakufizuar(!) Përkundrazi zgjerimi i hapësirës qeverisëse redukton pushtetin personal dhe arbitrar, si ai i Berishës në vitet 1992-1996. Kështu ekzekutivi i Obamës apo i Merkelit ka hapësirë qeverisëse shumë më të madhe sesa ai i Berishës, por nuk është më i pakufizuar. Zgjerimi i hapësirës qeverisëse nënkupton krijimin e grupeve të interesit që e kufizojnë pushtetin. P.sh., nëse sot nëpërmjet politikave proteksioniste dhe stimuluese zhvillohet sektori bujqësor dhe agro-industrial, atëherë prodhohet një grup interesi që sa më shumë fuqizohet, aq më shumë ka ndikim politik dhe shoqëror, dhe për pasojë kufizon edhe vetë pushtetin që e ka krijuar atë fillimisht.
Pikërisht shkatërrimi i grupeve të tilla shpjegon (pjesërisht, kuptohet) edhe autoritarizmin e Berishës së parë. Me ardhjen në pushtet të Berishës në vitin 1992 u finalizua likuidimi, si i industrisë edhe i bujqësisë, dhe bashkë me to i sindikatave, fermerëve apo çfarëdo grupi tjetër të organizuar social. Me pak fjalë ndodhi fragmentimi i menjëhershëm i shoqërisë, teksa shteti tërhiqej prej saj dhe merrej me persekutimin e politikanëve të opozitës. Në pamundësi për t’i ofruar ndihmë sociale apo punësim grupeve që dilnin pa punë, si pasojë e reformës ekonomike, ekzekutivi persekutonte politikanët e opozitës, që bëheshin zëdhënës të pakënaqësisë së tyre. Ky ishte rasti tipik i heqjes së imunitetit të Ilir Metës pas ngjarjeve të Poliçanit, ku punonjësit e uzinës filluan protesta kundër Qeverisë. Ama kjo nuk do të thotë që pushteti i ekzekutivit në vitet 1992-1996 ishte i pakufizuar. Përkundrazi, në këtë periudhë si pasojë e krizës së thellë ekonomike, ekzekutivi shqiptar varej tërësisht nga faktori ndërkombëtar, për ndihma ekonomike, dhe për legjitimim. Madje parrulla me të cilën PD-ja erdhi në pushtet ishte “Ne qeverisim dhe bota na ndihmon”. Ndaj në atë kohë, Shqipëria u njoh si studenti më i bindur i FMN-së dhe Bankës Botërore.
Pushteti ‘i pakufizuar’ i Berishës brenda vendit në këtë periudhë, buronte nga kufizimi i hapësirës qeverisëse nga jashtë. Nga ana e faktorit ndërkombëtar, Berishës iu dha shumë mbështetje në kurriz të demokracisë, në mënyrë që ai të ndërmerrte reforma të dhimbshme ekonomike, që do hasnin në rezistencën e popullatës. Në fillim të viteve 1990, dora e fortë e Berishës shikohej si e domosdoshme për realizimin e reformës ekonomike. Ata që i kundërviheshin terapisë së shokut në fillim të viteve 1990 denoncoheshin si komunistë, jo vetëm në Shqipëri, dhe jo vetëm nga shqiptarët. Akte anti-demokratike si bombardimi i Parlamentit Rus nga Jelcini përshëndeteshin edhe nga revista prestigjoze “The Economist” në fillim të viteve ‘90, për sa kohë ato synonin realizimin e reformave neoliberale. Pra për sa kohë zbatohej modeli neoliberal i zhvillimit, mbështetja ndërkombëtare nuk mungonte. Socialistët e kuptuan shpejt këtë dhe me të ardhur në pushtet ndërmorën ekzaktësisht ato politika, për të cilat e kishin kritikuar Berishën dhe PD-në kur ishin në opozitë. (Artan Fuga te libri Majtas Jo Djathtas e ka përshkruar qartë këtë transformim).
* * *
Një nga pasojat e zbatimit të modelit neoliberal të zhvillimit ishte reduktimi i sektorit publik. Këtu vijmë te çështja e administratës sonë publike ku z. Nano shpreh dyshimin e tij nëse vërtet ne kemi administratën publike më të vogël në Evropë, ashtu sikurse pretendoj unë. Këtu z. Nano ka të drejtë, pasi vërtet unë nuk e jepja burimin e konstatimit tim. Të dhënat nuk i kam marrë nga INSTAT, por nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), që ende nuk kontrollohet nga Berisha. Akoma më saktë nga një artikull i botuar në vitin 2004, në revistën International Public Management Review (shiko Cepiku, Denita, “Coping with Corruption in Albanian Public Administration and Businesses”, Volumi 5: Numri 1, faqe 108). Në vendet e OECD (dmth vendet e zhvilluara) në vitin 1999 të punësuarit në sektorin publik ishin 7.7 % e popullatës, në ekonomitë në tranzicion mesatarja ishte 6.2 %, në Shqipëri kjo shifër ishte 4,2%. Kuptohet shifra është pak e vjetë,r pasi i referohet vitit 1999, por nga ky vit deri më sot sektori ynë publik ka ardhur duke u rrudhur dhe jo duke u zgjeruar. Megjithatë më duhet të pranoj se deklarata ime është pak e ekzagjeruar dhe jo plotësisht e saktë. Më saktësisht do duhej të isha shprehur se sektori ynë publik është nën mesataren e vendeve të zhvilluara dhe atyre në tranzicion. Natyrisht fakti që ne kemi një administratë publike më të vogël, nuk do të thotë që ekzekutivi ynë nuk ka dorë të lirë në të. Por pushteti për të abuzuar me administratën nuk ka të bëjë me hapësirën qeverisëse të ekzekutivit. Përkundrazi ky abuzim buron nga kufizimi i kësaj hapësire. Arsyeja se përse partitë politike punësojnë në administratë militantët politikë dhe jo ata që e meritojnë është sepse partitë politike nuk kanë ku tjetër t’i punësojnë militantët e tyre. Ne nuk kemi ndonjë politikë industriale apo agrare që stimulon prodhimin vendas dhe që për pasojë do hapte vende pune dhe jo vetëm vende tregtimi dhe shërbimi, siç hapen sot pafund qendra tregtare. Politika të tilla kërkojnë shumë më tepër hapësirë veprimi seç ka ekzekutivi sot. Për pasojë, partitë tona janë kthyer në makina klienteliste që bëjnë favore personale dhe jo sektoriale. Në këto kushte, kushdo që bëhet kryetar partie, qoftë edhe z. Mustafa Nano, do detyrohet t’i rregullojë në shtet përkrahësit e vet politikë, pasi nuk ka ku t’i çojë tjetër. Këtu nuk kemi të bëjmë thjesht me pushtet të pakufizuar të ekzekutivit, por me një domosdoshmëri të strukturës partiake shqiptare. Emërimi i militantëve apo simpatizantëve politikë në shtet, më shumë se luks është një kokçarje e madhe, që nga kryetari i partisë, deri te kryetari i degës, që merret gjithë ditën e zotit me kërkesa për punësim. Natyrisht që kjo është diçka e shëmtuar, por që nuk mund të ndryshojë për sa kohë nuk ndryshon struktura jonë ekonomike dhe sociale. Ama ky është një ndryshim që nuk ndodh dot brenda hapësirës së kufizuar qeverisëse të shtetit tonë.
Kjo hapësirë është e kufizuar edhe si pasojë e modelit neoliberal, që zhvillimin dhe punësimin e shikon si produkt vetëm të tregut. Por kjo nuk do të thotë se pushtetin e kanë në dorë sipërmarrësit lokalë. Pasojë e modelit neoliberal është dobësimi i prodhimit dhe ekonomisë vendase, pasi prioritet kanë investimet e huaja dhe tregtia e lirë. Siç jam përpjekur të argumentoj tek artikulli “Nuk është problemi tek oligrakia”, bizneset shqiptare janë mjaft të dobëta ekonomikisht dhe pa ndikim apo shtrirje sociale, dhe kjo i bën viktima të dobëta apo servilë të fortë të ekzekutivit. Ndërsa sektorët më fitimprurës dhe të fuqishëm janë në duart e kapitalit të huaj, me përjashtim të sektorit të ndërtimit. Prandaj interpretimi që z. Nano i bën argumentit tim (Mirë, mirë, thotë Kajsiu, por ne jemi duke jetuar, në fakt, në një regjim neoliberal, ku pushtetin e kanë në dorë sipërmarrësit) është i banalizuar. Së fundi, ideja se faktori ndërkombëtar është i domosdoshëm për të kontrolluar paudhësitë e politikanëve tanë, injoron faktin se këto paudhësi në një pjesë të mirë burojnë si pasojë e modeleve që dizenjohen, implementohen dhe monitorohen nga faktori ndërkombëtar (BB, FMN, BE). Kritika e pafund e klasës sonë politike harron se politikanët shqiptarë kanë qenë studentët më të zellshëm të faktorit ndërkombëtar në rajon e më gjerë këto 20 vitet e fundit. Faktori ndërkombëtar është prindi i sistemit tonë politik, ndërsa politikanët tanë fëmijët e tij. Në kushte të tilla është e çuditshme që paudhësitë e një fëmije kaq të bindur mos të kërkohen aspak te mësimet apo ‘metoda e edukimit’ që kanë zbatuar prindërit. Në këtë pikë, kur lexuesi mund të jetë lodhur me këtë shtjellim të stërzgjatur, unë e kuptoj që është shumë më e thjeshtë të thuash; “Republika jonë është nën thundrën e Ekzekutivit” siç thotë shpesh z. Nano. Me një titull e shpjegon të gjithë problematikën shqiptare dhe kënaq një pjesë të mirë të popullsisë që nuk e durojnë dot Berishën. Aq më tepër që diçka e tillë nuk është e pavërtetë. është akoma më kollaj të thuash që Berisha apo Rama janë Enver apo Hitler. Kjo nuk do të thotë se autoritarizmi i liderëve tani, si Berisha p.sh, nuk ekziston, nuk është i dëmshëm apo nuk duhet kritikuar. Ama kritika nuk duhet kufizuar te denoncimi i një individi, duke injoruar kontekstin që e prodhon atë. Përndryshe, denoncimi do riprodhojë dhe forcojë të denoncuarin. Kjo ka ndodhur me rastin Berisha.