E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe nje talent shqiptar ne klubet e medha greke

Pas Ninit,Dimucos dhe Kondit edhe talenti i ri 15 vjecar Florjan Gjonaj me ngjyrat e AEK-ut te Athines. Pasi eshte testuar dhe ka lene pershtypjet me te mira,talenti ri Florjan Gjonaj kerkohet nga klubi i njohur grek i AEK-ut te Athines.Ai eshte provuar ne muajin shtator ne ambjentet e klubit te AEK,dhe emri i talentit tiranas Florjan Gjonaj eshte shenur qe te jete pjese e kesaj skuadre.Ai eshte kthyer per ne Tirane per te marre nje pergjigje pozitive dy muaj me pas nga drejtuesit e klubit te AEK-ut.Per talentin shqiptar eshte intersuar dhe ekipi i Panathinaikosit dhe i Lacios ku ne kete te fundit u ndjek nga afer nga drejtusit italian duke cilesuar si nje talent i ardhshem i ngjyrave shqiptare. Ndersa klubi grek i Panathinaikosit e ka njoftuar qe vitin tjeter do te jete pjersatar ne gjirin e ekipit te shpresave te saj.
Por shume shpejt ka mjaftuar nje telefonate tek axhenti i akademise se futbollit Olimpik te Tiranes me qender ne Athine,Vangjel Ciavo ku i njoftohet se Klubi akademise se AEK â€"ut eshte shume i interesuar per futbollistin talent Florjan Gjonaj i cili eshte nje garanci per te ardhmen e klubit dykreresh te Athines.
Florjani ka lindur ne Shkoder ne 17 prill 1992 dhe qe ne moshen 10 vjecare ai i eshte i afruar i akademise prestigjoze te "Olimpik" te Tiranes ku ka marre dhe mesimet e para te futbollit profesionist.Sic dihet nga kjo akademi kane dale dhe talente te tjere,nje nder ta eshte edhe talenti i ri 19 vjecar Jahmir Hyka,pasi eshte formuar tek kjo akademi,me ndihmen e presidentit Kujtim Beqiri ai kaluar ne fillim nga Helsinki dhe e Olimpikosi I Pireut dhe per te perfundar pastaj per ngjyrat blu te kryeqytetit te klubit te Tiranes.
Sipas specialisteve te futbollit,Florjan Gjonaj dallohet per shpjetesi dhe pasime te sakte te topit,ku nje gje ka rene ne dukje menjehere sa kaloj ne provat e para me akademine e Panathinaikosit dhe te AEK-ut.Sapo e kane pare talentin shqiptare gjate stervitjes me ekipin e te rinjve te AEK-ut,legjenda se ketij ekipi,drejtori i akdemise se AEK-ut Toni Savevski,shprehet -Florjani dallohet per nje pergatitje te larte fizike, per pasime te sakta te topit dhe me shpjetesine e jashtezakonshme qe ka jane elmenetet me te miar qe I nevojitne nje klubi te madh dhe shume shpejt mund te beje emer ne fushat e futbollit .Madje drejtuesit kane qene me te intersuar ne se futbollisti eshte me origjine greke per ta patur ne kontigjentin e tyre si nje lojtar komunitar sesa I huaj. Duke pare qe vitet e fundit shume futbolliste te rinj shqiptare po shpalosin talentet e tyre ne fushat e futbollit grek,keshtu qe dhe per drejtuesit e klubit e AEK-ut e kane pare si nje rast shume i leverdishem per te afruar prane ekipit te tyre talentin 15 vjecar nga Tirana.Emrave te Ninit,Dimucos dhe Kondit shume shpejt mund ti afrohet dhe emri i Florjan Gjonajt I cili me talentin qe nuk eshte cudi qe shume shpejt mund te behet i lakmueshem dhe per drejtuesit e kombetares greke dhe te mbetet ne harrese nga drejtuesit e federates shqiptare te futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›