E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminatoret U-17, një tjetër Holandë-Shqipëri

Shqipëria U-17 do ta fillojë aventurën e saj elinimatoret e Kampionatit Europian 2009 me një ndeshje intriguese. Kuqezinjtë e drejtuar nga Shpëtim Duro do të përballet me Holandën në "Qemal Stafa", më 23 tetor 2007. Përfundimisht Federata Shqiptare e Futbollist zgjidhi edhe edhe mosmarrëveshjet me shoqërinë që administron stadiumin "Qemal Stafa" duke i paguar asaj edhe një shumë parash për të tre ndeshjet e luajtura aty. Të tre ekipet Holanda, Franca dhe Letonia mbërritën të dielën në Shqipëri (janë akomoduar në hotel "Adriatik", në Durrës) dhe dje kryen edhe stervitjet e para. Holanda në Kompleksin Stërvitor të Kamzës dhe stadiumin "Besa" të Kavajës; përfaqësuesja franceze në "Niko Dovana" të Durrësit dhe ajo letoneze në "Tofik Jashari të Shijakut". Po sot, në "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit, Franca do të presë Letoninë. Dita e dytë (25 tetor) e eliminatoreve e vendos Shqipërinë përballë Francës, nën gjykimin e turkut Muftouglu, sërish në "Qemal Stafa", ndërsa në Durrës do të përballen Hollanda me Letoninë. Takimi i Shqipërisë me Letoninë (më 28 tetor), sërish në kryqytetin shqiptar, së bashku edhe me sfidën Francë-Holandë (në Durrës) mbyll edhe fushatën eliminatore të Grupit 10. Hyrja e shikuesve është falas. Dje në Shqipëri mbërritën edhe zyrtarët e UEFA-s, gjyqtarët dhe vëzhguesit e takimeve. Kjo është hera e parë që Shqipëria organizon kualifikueset e një kompeticioni të rëndësishëm të rangut euriopian për moshat U-17.
Futbollistët e Shqipërisë
Xhino Sejdo (Venecia), Deljan Bregasi (Sampdoria), Selami Ajazi (Shkumbini), Erti Koni (Olimpik), Virgjil Cipa (Shkëndia), Albi Dosti (Teuta), Gledi Mici (Apolonia), Gerhard Tushe (Tirana), Klevis Lleshi (Olimpik), Guido Tepshi (Teuta), Teodor Përleshi (Besëlidhja), Andi Corri (Milan), Jetmir Nikolla (Ap.Cimical), Orkeljend Baze (Lushnja), Derjan Dosti (Shkëndia), Leutrim Mulgecaj (Dinamo), Daniel Xhaferaj (Panathana), Skerdi Seitaj (Patra), Endern Magani (Shkumbini), Kristjan Marku (Pavia), Ledio Metaj (Partizani) dhe Odise Rroshi (Apolonia). Trajner Shpëtim Duro.

Euro 2009, Grupi 10
Skuadrat:
Shqipëri, Francë, Holandë, Letoni

Ndeshjet
23 tetor
Francë-Letoni, "Niko Dovana"
Holandë-Shqipëri, "Qemal Stafa"

25 tetor
Shqipëri-Francë, "Qemal Stafa"
Letoni-Holandë, "Niko Dovana"

28 tetor
Holandë-Francë, "Niko Dovana"
Shqipëri-Letoni, "Qemal Stafa"

Ndeshjet fillojnë në orën 14:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›