Edhe njëherë mbi vizionin e z.Strazimiri
Maklen Misha
Zoti Strazimiri, e lexova reagimin tuaj të djeshëmdhe të them të drejtën u tundova fort që të ribotoja shkrimin tim “Mbi vizionin e zotit Strazimiri”. U tundova, sepse pashë që reagimi juaj s’ishte veçse një kopje edhe më e dobët e shkrimit tuaj të parë. Ndoshta e kishit nga lodhja, apo ndoshta ishit i stresuar nga përmasat dhe dinjiteti i manifestimit të djeshëm, por mendoj se do të kishit bërë më mirë t’u kishit vënë veshin këshillave të miqve tuaj. Jo sepse unë jam një “anonim”, apo “pseudonim”, por për faktin e thjeshtë se reagimi juaj ishte reagimi tipik i një militanti patologjik: përçart, me tone të theksuara patetike dhe, për t’i rënë shkurt, vetëm sa konfirmonte shqetësimet që ngrija unë në shkrimin tim.
Do ta kisha shumë të lehtë zoti Strazimiri të merresha me ju personalisht në këtë replikë. Dhe kam përshtypjen se ju këtë prisni. Në fund të fundit, njerëzit e qeverisë dhe partisë ku ju aderoni e kanë kthyer këtë në një praktikë pune: nuk merren kurrë me mesazhin, shqetësimet, kritikat, por veç me atë që i formulon atë. Por, nuk ia vlen. Nuk ia vlen sepse në skenën e sotme politike ju s’jeni gjë tjetër, por një zyrtar me një qëndrim lepe-peqe ndaj eprorëve tuaj, që bën pjesën e tij për të mbajtur në këmbë një qeveri të paaftë, të kalbur nga korrupsioni e nepotizmi e që, duke i mbajtur ison kryeministrit, shpreson të shënojë ndonjë pikë. Pra, puna është zoti Strazimiri, se ju dhe sjellja juaj, s’jeni gjë tjetër, por veç simptoma të asaj sëmundjes kronike, prej të cilës vuan tash e 18 vjet Shqipëria e tranzicionit. Ju zoti Strazimiri, ashtu si kryeministri dhe lideri i partisë suaj, ashtu si një pjesë e madhe e kolegëve tuaj, jeni prova të gjalla të mungesës së një kulture demokratike dhe të dialogut në këtë vend. Dhe ky është thelbi i shqetësimit tim. Siç e thoni dhe vetë, e vërteta është shpesh e hidhur, por edhe e domosdoshme, kështu që unë e ndjej si detyrimin tim qytetar t’ua vë në dukje këtë të vërtetë.
Ju thoni se kjo që jetojmë sot, është demokracia për të cilën u ngritët në dhjetor ’90 dhe për të cilën do të ngriheshit përsëri pa u lodhur e pa u penduar kurrë. Unë nuk e di dhe as më intereson të di se ç’bëma të papara keni bërë ju në 1990, por këto janë fjalë goxha absurde, sa heroike aq dhe patetike, do të thosha, nëse kemi parasysh kontekstin në të cilin thuhen, si dhe personin që i thotë ato. Ju nuk merrni mundimin të më shpjegoni sado përciptazi se ç’kuptoni me demokraci, por nisur nga shkrimet tuaja, si dhe nga reagimet në këshillin bashkiak, jam i sigurt se ndajmë mendime mjaft të ndryshme në këtë pikë. Ndoshta sikur të merrnit mundimin të hapnit kohë pas kohe ndonjë fjalor do të zbulonit se një sistem demokratik nuk është një sistem ku qeveria dhe familjarët e qeveritarëve janë ca më të barabartë se të tjerët përpara ligjit dhe drejtësisë; nuk është një sistem ku një zëvendësministër i Brendshëm mund t’i japë vetes lirinë të demonizojë opozitën apo cilindo që nuk ndan të njëjtat bindje politike me të; nuk është një sistem ku zoti Strazimiri, mund t’u përgjigjet kritikave për gjuhën e papranueshme që përdor në editoriale, duke bërë një editorial edhe më patetik e rrugaç se i pari.
Siç ju thashë dhe më lart, dhe për arsyet që ju përmenda më lart, do të ishte një humbje kohe dhe energjish po të merresha me ju personalisht në këtë shkrim. Por ama e ndjej si detyrim të merrem me ju si një zyrtar i lartë i këtij vendi, i cili mban mbi supe një pjesë të mirë të barrës për rregullsinë e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Thotë një fjalë se mund të mësosh shumë për karakterin e një njeriu nga fjalët që ai përdor. Në shkrimin tuaj zotëri sa herë i referoheni opozitës përmenden pa fund fjalët gjak, mort, i abuzuar, skllavëri, pervers, kufoma, funebër, krim, i shitur ose ca shprehje të tipit “t’i ha kokrrat qeni”. Ndoshta po bëhem ca paranojak, por mua këto më duken si produkte të një mendjeje prej militanti, që nuk përputhet aspak me atë që duhet të jetë misioni i një zyrtari të një shteti demokratik. Sepse siç e thoni dhe ju vetë, një zëvendësministër është thjesht një drejtues politik i një dikasteri që merret me politikat e zhvillimit dhe mbarëvajtjen e institucionit që ai drejton. Pra, një person i tillë nuk mundet dhe nuk mund të lejohet të flasë e të shkruajë me një gjuhë edhe më ekstreme se militantët që botojnë rregullisht në gazetat partiake. Me një fjalë, zoti Strazimiri, nëse ju më shihni mua, forcën ku unë aderoj dhe koalicionin ku ajo bën pjesë si “një mortje, që njësoj si dikur, gjuan për kufoma, sepse me to jeton, ushqehet, majmet”, si mund të pres unë prej jush dhe institucionit ku ju jeni një ndër drejtuesit kryesorë, që të mbani një qëndrim të balancuar ndaj nesh, ndaj opozitës dhe të gjithë atyre shqiptarëve me të cilët ju e keni mbushur kupën? A mundem unë vallë të kem ndonjë pikë besimi tek zotimi i qeverisë për zgjedhje të lira e të ndershme, në një kohë kur Ministria e Brendshme dhe policia janë mbushur me militantë fanatikë si puna juaj?