Edhe njëherë për të rinjtë
Mentor Nazarko
Dy emisione që kishin në qendër të rinjtë në politikë, organizuar nga Blendi Fevziu, provokuan një diskutim goxha të madh shoqëror: dhjetëra artikuj, qindra apo mijëra të rinj në forume u përfshinë në temën në fjalë, apo nëntemat e saj Një rast shembullor i fuqisë së një emisioni me temë të gjetur: shoqëria u vu në lëvizje të paktën mendërisht për të arsyetuar, për të prodhuar ide dhe për t’i përplasur ato në lloj-lloj logjesh publikë.
Me gjithë numrin e madh të të përfshirëve, apo cilësinë e tyre, tema është aq e rëndësishme dhe me aq shumë implikime sa ka vend akoma dhe për ndonjë opinion modest. Që mund të ngërthejë në vete, qoftë gjykime mbi temën, qoftë mbi një pjesë dominante të opinioneve të botuara nëpër gazeta të ndryshme. Dhe pse jo të hapë një perspektivë të re jo aq pesimiste.
Le ta nisim me paragjykimin e thellë frymëzues të një pjese të opinioneve kritikë mbi shfaqjen e të rinjve, kryesisht zëdhënës partish në emisionin e parë të Fevziut: tmerr, nuk paska të rinj, më mirë qenkan të vjetrit! Të vjetrit na kanë lodhur shumë, por nuk kemi thënë s’kemi të vjetër, por vazhdojmë t’i votojmë ata sërish! Pse xhanëm kaq të pamëshirshëm me të rinjtë? Ndërkohë shfaqja e të rinjve (më saktë e atyre individëve të rinj pjesë e emisionit të parë të Fevziut) nuk mund të na çojë në përfundime të tipit “nuk kam nevojë të të pi tërë butin, që të jap mendim se si është vera”. Protagonistët e emisionit në fjalë, pikësëpari nuk përfaqësojnë të gjithë rininë. E dyta, ata janë të rinj në role politikë të kuadratuar më fort se rolet e tjerë e politikë-zëdhënësit duhet të përçojnë besnikërisht gjykimet e titullarëve të tyre. Në kryerjen e këtij roli ka shumë pak hapësirë për subjektivitet individual dhe aq më tepër subjektivitet moshor. Për këtë shkak, në shfaqjet e tyre publike ata dhe krijojnë hipoteka të rënda për imazhin e tyre, anipse mund të shkurtojnë më shpejt se të tjerët rrugën e promovimit. Krijojnë hipotekë, sepse jo rrallë, shefat e tyre i zgjedhin për të përcjellë mesazhet më të rënda, të cilët nuk do të donin t’i përcillnin në vetë të parë, por nëpërmjet tyre; ata i japin besueshmëri mesazheve më të fortë, më joetikë, nëpërmjet fytyrave të paqme të zëdhënësve. Ky sigurisht është një risk i madh për ta, por ama me të cilin të rinjtë në fjalë i bëjnë hesapet vetë: ballafaqojnë kostot me përfitimet dhe vazhdojnë të lumtur, apo tërhiqen prej rolit që kanë, kjo është punë e tyre.
Pragmatizmi i të rinjve
Momenti që shquajmë më së shumti në kryerjen e detyrave të tilla prej të rinjve, është pragmatizmi ekstrem. Ky pragmatizëm nuk është cilësi vetëm e të rinjve, apo aq më tepër vetëm e të rinjve zëdhënës, por sigurisht të rinjtë tanë përgjithësisht janë vërtet shumë pragmatikë. Historia e afrimit të Gerd Bogdanit me politikën është ilustruese e këtij pragmatizmi. Ai krijoi qark të shkurtër me liderët njëherë me Ramën, pastaj me Berishën (duke shmangur jetën partiake të forumeve që dikush banalisht e quan karrierë partiake). Ai e flaku Ramën me shpejtësi në favor të atij që ia shkurtoi rrugën drejt karrierës. Kjo është me të vërtetë diçka normale edhe në një vend normal ku ndërrimi prej dikujt i partive është diçka e zakonshme. Në Shqipëri duhet parë gjithashtu si diçka e zakonshme. Sot partitë nuk janë më aq të ndryshme, aq të kundërta nga njëra-tjetra, të paktën në planin ideologjik dhe armiqësia mes tyre nuk është aq e madhe.
Sepse një i ri i sotëm i gjykon liderët mbi bazën e një qasjeje joideologjike, pa e vrarë mendjen për përkatësira kampesh politikë të prindërve. Të rinjtë nuk kanë idhuj apo forma organizimi politik, por kanë kauza dhe përkushtim, ndjenjë kombëtare dhe shpesh ndihen të papërfaqësuar nga liderët e sotëm. Vendimi i tyre para kutisë së votimit, në rast se vendosin të votojnë është i mbështetur tek paradigma e “së keqes më të vogël”..
Të rinjtë e sotëm janë pragmatikë dhe sepse s’kanë memorie historike, veçanërisht ata që vijnë nga jashtë. Ata injorojnë shpesh historitë individuale politike të liderëve të sotëm: diku prej padijes, diku prej injorimit të vetëdijshëm të këtyre historive, sipas modeleve perëndimore të të rinjve. Pikërisht kjo cilësi, kjo luhatje diku stinore, diku me frymëzim estetik (pëlqehet më shumë lideri që është më trendi, ndonjëherë më i riu është më tërheqësi), me ide më perëndimore apo që i ngjajnë ideve perëndimore, që promovojnë idetë e tyre në skenografi perëndimore, etj, etj është cilësia më interesante për t’u shfrytëzuar elektoralisht. Këta të rinj kanë tejkaluar prindërit e tyre në preferenca elektorale, diçka që devijon prej njëlloj modeli studimi, ku të rinjtë plazmohen sipas përkatësive të prindërve. Ky është njëlloj modeli statik në fakt, që ndoshta nuk funksionon në një shoqëri si e jona në lëvizshmëri sociale të lartë: ku ka shpërngulje masive nga fshati në qytet; nga fshati më i thellë i Veriut në një kryeqytet të botës; nga fshati në një detyrë shtetërore të lartë; nga varfëria në pasuri ekstreme brenda pak kohësh.
Mes të rinjve të sotëm të formimeve dhe prejardhjeve të ndryshme veçohen ata që kanë studiuar jashtë dhe që kthehen, politikisht të angazhuar në forume të ndryshme në internet apo duke kontrolluar mjetet kryesore të teknologjisë së informacionit siç thoshte profesor Fuga në komentin e tij të përjavshëm në Standard. Si dhe paraardhësit e tyre në momente kyçe historike, të rinjtë pritet të vendosin shumë për fatin e vendit kur këtë energji potenciale ta shndërrojnë në energji kinetike. Janë këta të shkolluarit në perëndim, pjesa më interesante e të rinjve, paçka zhgënjimit që provokuan disa syresh me gjithë masterat e përqeshur banalisht nga disa komentatorë. Ata hëpërhë po e përcjellin frymën e tyre në universitetet private apo publike që ofrojnë aktualisht hapësirën më të madhe të punësimit të tyre, forume ku realizohet masivisht kontakti i të rinjve me perëndimin. Pra ata po krijojnë gradualisht flukse mendimi që pse jo, mund të shndërrohen nesër në forca lëvizëse të politikës së re. Kjo do të jetë diçka e ndryshme cilësisht nga përfshirja të rinjve në politikën e të vjetërve, diçka shpresëdhënëse siç u duk me KOP-in në zgjedhjet e 2005. (Anipse KOP-i u shkri si kripa në ujë në role të tilla zëdhënësish në shumicën e rasteve). Që të rinjtë të shndërrohen në forca lëvizëse shoqërore, u duhen të krijojnë parti, si dhe paraardhësit e tyre në momentet më thelbësore të historisë së kombit. Ka hapësirë për subjekte të reja politike, për shpresë, dhe deri sa të krijohen këto subjekte, mund të kemi akoma shfaqje si këto të emisionit të Fevziut. Por duhet durim dhe jo zhgënjim nga shfaqjet e vogla të pragmatizmit rinor!