Tani është koha
Nikollaq Neranxi
Urtësia kineze na mëson se një copëz flori nuk mund ta blejë një copëz kohë. Vlerat e një njeriu apo të një komuniteti janë lehtësisht të dallueshme nëse koha për ta nuk është vërdallosja brenda një rrethi vicioz, duke u gjendur si pa kuptuar në pikënisje, por vrapi në një autostradë të gjerë, të mbushur me stimuj për të mbërritur sa më larg. Kur je në politikë, koncepti i kohës merr tjetër kuptim dhe dimension. Është shumë ndryshe një ditë, një orë, një minutë, një sekondë, në momentin që ke marrë mbi vete disa përgjegjësi. Çdo njeri që i cakton vetes një mision të madh, përveç altruizmit dhe dëshirës për të ndërtuar një ngrehinë për të cilën e ardhmja do t’i jetë mirënjohëse, ka edhe dëshirë që të mbetet në histori. Dhe në momentin që kjo ambicie ose ky bast i vënë me veten realizohet, duhet puna për ta justifikuar atë. Gjatë viteve të ndërtimit të demokracisë, ku shqiptarët mbeten në kërkim të vetes, kam qenë më tepër një vëzhgues i politikës se sa një pjesë e saj, (pasi kam vetëm katër vite në politikë). Gjithmonë e shihja klasën politike shqiptare shumë të zellshme për të komplikuar edhe gjërat më të thjeshta, shumë të dhënë mbas formës dhe fare pak mbas përmbajtjes e mbi të gjitha pa shumë vizion e dëshirë për të qenë sa më operative në një vend ku akoma mungojnë gjërat më bazike dhe duhet lëvizur shpejt. Pra, koncepti i kohës për ta ishte inekzistent, edhe pse koha na ftonte të mbërrinim në të tjera stacione. Dilema nëse iu ka munguar dëshira apo vizoni për të ecur përpara, më është zgjidhur sapo u bëra pjesë e kësaj politike. Sot kam kuptuar, prekur, madje dhe paguar mbi kurrizin tim, jo vetëm paaftësinë dhe mungesën e dëshirës, por edhe pafytyrësinë që të gjitha këto antivlera të kamuflohen bukur, duke na i shitur si “vlera dhe përpjekje në shërbim të popullit”. “Është urtësi të mos mbërrish deri aty sa të dehesh nga të qenit i gjithëpushtetshëm, të mos drejtosh sipas preferencave dhe antipative, të mos thuash fjalën e fundit për gjithçka duke u bërë arbitër i kotësive”, sugjeron Baldyr tek libri i tij “Makiaveli në Demokraci”. E di që është e pashmangshme sëmundja e makiavelizmit në politikë, e cila në realitetin tonë shfaqet në format më të shëmtuara si ajo e Xhuvelërisë e të plot të tjera si këto, por në fund ka një finale, dhe nëse ke punuar keq, nëse nuk e ke justifikuar besimin e përkthyer në vota, je i destinuar të dështosh. Frika nga dështimi duhet të jetë makthi më i madh i të gjithë atyre që abuzuan me besimin. Është një shpenzim i kotë energjish të na serviret korrupsioni si arritje, vjedhja si investim dhe manipulimi si drejtësi. E kush do ta besojë! Gjithçka e bërë mirë ose keq, është lehtësisht e dallueshme. Sot jemi në prag fushate, në momentin kur aktrimet me pompozitet drejt llambës së kuqe të kamerave dhe bliceve të aparateve fotografikë për të folur për Ata, i lënë vendit Ballafaqimit të Madh. Të kërkosh të shtiresh me pamjen e personalitetit që nuk je, nuk funksionon më. Dukja si mënyrë të ekzistuari nuk pi më ujë. Aq më pak të vazhdosh të gënjesh. Pyetja “Çfarë do të bësh ti për mua?” e katër viteve më parë, i lë vendin natyrshëm pyetjes llogarikërkuese “Çfarë bëre ti për mua këto katër vite?”. Lum si ai që do ketë kurajo t’i shohë në sy ata njerëz! Sot ofrohen alternativat e vazhdimësisë në emër të ndryshimit dhe ato të ndryshimit për të patur një vazhdimësi ndryshe. Po cila do të jetë më e mira? Edhe pse jam në politikë, brenda meje ekziston dyzimi i zgjedhësit dhe i të qenit i zgjedhur. Nuk do ta dëshiroja kurrsesi një fitore pa meritë as për veten dhe as për forcën time politike, Lsi. Por nuk mund ta fsheh dëshirën dhe aspiratën që nesër vendi im të drejtohet nga një forcë politike apo një koalicion shumë më i përgjegjshëm se ky që na drejtoi për katër vite. Do të doja shumë që e pamundura të shihej si e mundur, sepse çdo gjë realizohet nëse ke një vullnet të mirë, nëse vepron shpejt dhe në drejtimin e duhur. Prandaj dhe slogani i partisë time “Koha për veprim”, më ngjiti që me herë të parë, pasi gjeta veten, gjeta një përputhje të madhe me filozofinë time të të ekzistuarit. Nëse ne nuk ndërgjegjësohemi se cila është më e mira, nëse nuk reflektojmë mbi mundësitë, nëse nuk reagojmë dhe veprojmë shpejt, çfarë kuptimi ka të flasim për ndryshim? Prandaj dhe togfjalëshi “Koha për veprim”, nuk më ngjan as me reklamë e as me propagandë. Ai për mua është mishërimi i padurimit të një force politike dinjitoze për të bërë më të mirën për një popull që pret nga ne vepra (veprim) dhe jo fjalë.