Vidhet xhamia Mbret
ELBASAN – Grabitet xhamia Mbret. Për herë të dytë brenda pak kohësh, xhamia që ndodhet brenda Kalasë në qytetin e Elbasanit ka rënë pre e hajdutëve. Ata kanë arritur që me anë të dhunës të hyjnë brenda xhamisë e në kasën e saj të marrin një shumë të konsiderueshme parash. Sipas policisë, nuk dihen ende autorët e ngjarjes, por në bazë të gjurmëve të lëna prej tyre pritet të çojnë në identifikim. Ndërkohë po dje, u kap 33-vjeçari nga Tirana, Blendi Qoku. Ai u denoncua nga një grua, e cila po udhëtonte në linjën e autobusëve Athinë-Tiranë, për vjedhjen e portofolit me një shumë të konsiderueshme parash. Gruaja kërkoi ndihmën e policisë, duke pohuar se në portofol kishte 1150 euro. Qoku u arrestua me akuzën e vjedhjes nga policia e Elbasanit. a.k