E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova ‘fiton betejën’, në verë UNMIK me 500 trupa

 

Kosova ka fituar ‘betejën’ për largimin e UNMIK-ut, duke siguruar edhe teorikisht dhe praktikisht tashmë më shumë kompetenca si shtet. Misioni i OKB-së në Kosovë do të zvogëlojë numrin e punonjësve të tij deri në fillim të verës së këtij viti, duke mbajtur një personel prej rreth 500 vetash. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, i cili deklaroi për BBC se nga 5 000 punonjës që UNMIK kishte deri më tani, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës vitin e kaluar, numri i tyre do të zvogëlohet gjithnjë e më shumë duke arritur në 500 deri në fillim të verës. “UNMIK-u nuk e administron më Kosovën, por roli i tij është shndërruar në raportues dhe vëzhgues politik të zhvillimeve në Kosovë”, tha Ivanko duke shtuar se i takon vetëm Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të vendosë për mbylljen ose hapjen e një misioni. Kjo deklaratë pasoi kërkesën e udhëheqësve të institucioneve të Kosovës . Kundër këtij qëndrimi janë serbët e Kosovës, të cilët thanë se kërkesa për largimin e UNMIK-ut bie ndesh me Rezolutën 1244, me vendimet e KS të OKB-së dhe kjo, sipas tyre, shënon jo vetëm shkelje të Rezolutës, por edhe të së drejtës ndërkombëtare. Ndërsa UNMIK minimizon kompetencat, EULEX nuk merr përsipër zbatimin e gjashtë pikëshit të Ban Ki Munit, të kërkuar me insistim nga Serbia. Shefi i EULEX-it, Iv de Kermabon tha se nuk ka mandat të përfshihet në çështje politike dhe ato të statusit, ndërsa gjashtëpikshi nuk është aspak përgjegjësi, as vendim i EULEX-it. Ai kërkon që të mos politizohet misioni që drejton ai në fushën e sundimit të ligjit, duke i atribuuar çështje, të cilat sipas tij nuk janë pjesë e mandatit të EULEX-it.

NATO sistemon ish-pjesëtarët e TMK-së

Mbi 1 mijë e 300 ish-pjesëtarë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë të gatshëm të riintegrohen në shoqëri sipas një projekti të NATO-s për ri-sistemim. Projekti ka një vlerë prej 13 milionë eurosh dhe do të zbatohet nga UNDP-ja dhe Agjencia për Përkrahjen e Punësimit në Kosovë. Vazhdimi i shkollimit deri të hapja e bizneseve private, do të jenë mundësitë që do t’u ofrohen ish-pjesëtarëve që kanë mbetur jashtë përfshirjes në FSK.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›