E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe pas 20 vjetësh, e majta shqiptare s’është shkëputur nga armiqësia ndaj Europës

Kur bota e lirë kremton përvjetorët e rrëzimit të Murit të Berlinit, komunistët mundohen t’u ngrenë një mur shqiptarëve, për t’ua ndaluar lëvizjen e lirë dhe rikthimin në gjirin e Perëndimit, qytetërimit që e bashkëthemeluan 2 mijë vjet më parë


Në një kohë kur bota e lirë feston 20-vjetorin e shembjes së “Murit të Berlinit” dhe rikthimin e lirive dhe të drejtave të individit, opozita në Shqipëri e udhëhequr nga një brez i dyshimtë me prapavijë të qartë ish ministra të diktaturës enveriste dhe të lidhur ngushtësisht biologjikisht me mëkatarët 45 vjeçar të shqiptarëve, vajtojnë për humbjen e ditëve dhe për faktin se s’mund të kataplojnë më lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Kjo është plotësisht e besueshme nëse sjellim në vëmendje rangun që udhëheq Partinë Socialiste dhe partitë specifike të opozitës, axhendën politike të të cilave e drejton brezi më i vyer që ka sunduar përmes gjakrave për plot 45 vite dhunshëm, persekutim, përndjekje dhe shfarosje publike. Opozita në vend dhe krahu i saj i lobeve antishqiptare, vazhdojnë të sulmojnë rrugën e demokratizimit dhe integrimit evropian, pasi e dinë fare mirë se kjo është linja që sjell falimentin politik të tyre dhe nxjerrjen përfundimisht jashtë kursit të politikës institucionale. Mbrapshtësitë që vazhdojnë të demonstrohen në Parlamentin shqiptar nga njerëz të Edvinit, me gjeneral Gramoz Ruçin, i cili akuzohet për një seri masakrash edhe në grahmën e fundit të regjimit komunist të pas ‘89-s, s’kanë marrë ende përgjigjen e merituar, ndonëse ndëshkimin më të ashpër ua kanë dhënë shqiptarët, duke i dënuar të zvarriten përmes ngushticave të kërkimit të pushtetit, por që fatmirësisht kjo është një udhë pa kthim, për të mos thënë një udhë që do u sjellë skarcimin. 20 vjet pas rrëzimit të regjimit të kamur komunist, regjimit që ka mbijetuar në Shqipëri për 45 vjet me radhë duke derdhur gjakun e shqiptarëve, mijëra të rinjve dhe guximtarëve që vendosën të sfidojnë shfrytëzimin çnjerëzor të njerëzve të Enverit dhe Ramizit, një pjesë e klasës politike s’pranon realitetin e ri dhe dimensionin ambicioz të vendit. E gjithë tendenca e opozitës sa tek kutitë të votimit dhe sa tek kriza e ekonomike, krizë e paqenë kjo, kanë vetëm një përgjigje, faktin e vetëm se klika e brezit të nomeklaturës komuniste është e pafuqishme për të rikthyer vendin në llogoret e tmerrit nga ku doli 20 vjet më parë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›