E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i kamikazëve të PS-së, asnjë votë për integrimin

Reagimi, Berisha: Rama udhëhiqet nga kulti i armikut


Grupi parlamentar i Partisë Socialiste mori dje një vendim të “rëndësishëm” për shpëtimin e karrierës politike të Edi Ramës, duke rikushtëzuar marrëdhëniet me parlamentin dhe shfrytëzimin e tij si shtojcë të interesave personale. Pavarësisht se apeli i komunitetit ndërkombëtar është për konsiderimin e çdo hapësire të lejuar brenda kornizës së ligjit, për adaptimin e konsensusit dhe marrëdhënieve dypalëshe, por Edvini s’është i interesuar për krijimin e kësaj klime, por vazhdon të kacavirret pas një krize të paqenë dhe e cila sipas tij po rrezikon stabilitetin e vendit. mesazhi radikalizimit të situatës u përcoll përsëri dje nga xhaketa e vjetër e komunizmit, deputeti Gramoz Ruçi, i cili si kurdo herë kryen rolin e kamikazit për të sulmuar qeverinë dhe institucionet e saj. Tashmë është konfirmuar se qëndrimet e opozitës dhe përfaqësuesve të saj janë sa qesharakë aq edhe jashtë çdo sensi real të aspiratave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kjo është fare e kuptueshme se interesi i opozitës dhe i Ramës është ndjellja e krizave, për të penguar integrimin e vendit dhe kthimin e tij në hendekun e krimit dhe korrupsionit, pasi vetëm kësisoj, mund të mbijetojë aleanca e hajdutërisë me rrënjë në Bashkinë e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›