E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe tri marrëveshje riatdhesimi

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 10:16

Kosova nënshkroi të enjten marrëveshje riatdhesimi me tri vende anëtare të Bashkimit Evropian - Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun.

Marrëveshjet janë nënshkruar në Bruksel ndërmjet ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi dhe përfaqësuesve të këtyre vendeve të Beneluksit.

Marrëveshjet parashohin pranimin dhe riatdhesimin e kosovarëve dhe synon lehtësimin e procedurave të dëbimit nga këto shtete.

Marrëveshjet e nënshkruara janë pjesë e kushteve të shumta që Kosova duhet që të plotësojë për heqjen e regjimit të vizave.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›