E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen me 110 kg marihuanë

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 10:50

Policia e Kukësit ka kapur 110 kilogramë marihuanë, mesnatën e së mërkurës. Dy kosovarë janë arrestuar.

Operacioni i koduar “Shtegu pa kthim” është kryer në pikën kufitare të Morinit.

Droga ishte e paketuar në tetë qese dhe e ngarkuar në një kamion të tipit “Man”, që drejtohej nga kosovari Leonard Kelmendi.

Ai është dërguar në polici së bashku me kosovarin tjetër, Ramë Nikçi. Droga, e cila vinte nga Shqipëria, kishte destinacion Kosovën.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›